Telegrafi.com - Sport

sabato 18 luglio 2009

Sligo Rovers 1-2 KS Vllaznia Shkoder - Europa League 1st Qualifying Round, First Leg

Highlights from RTE's MNS programme of Sligo Rovers' unlucky defeat to KS Vllaznia Shkoder of Albania in the first leg of the UEFA Europa League first qualifying round. The match took place in the

KF Tirana - Stabaek IF 1-1

Uefa Champions League Second qualifying round - 15 July 2009 20:00 (CET) (20:00 local time) - Qemal Stafa Stadium- Tirana - Albania

domenica 12 luglio 2009

Lorik Cana: Liverpuli ekipi i zemres

Lorik Cana flet per te ardhmen dhe rrefen se deshira e tij eshte te transferohet te Liverpuli.

Mesfushori i Kombetares shqiptare konfirmoi se aventura tek Olimpik Marseja ka perfunduar, ndersa pranon se “Reds” e drejtuar nga Rafa Benitez jane ekipi i zemres. Gjithsesi, ai nuk e fsheh veshtiresine e ketij transferimi, pasi me pare nga “Anfilld Roud” duhet te largohet argjentinasi Havier Maskerano, per te cilin interesohet Barcelona.

Duke e klasifikuar kampionatin anglez si ligen qe preferon per te vazhduar karrieren, 25-vjecari ka treguar se, me kerkese te tij ka nderprere bisedat me ekipet e rangut me te ulet si Totenhem, Everton apo Mancester Siti, ndersa eshte i hapur te vazhdoje negociatat me Liverpulin dhe Arsenalin.

“Nese do te kisha mundesi te zgjidhja, deshiroj te luaj ne ekipin e zemres, Liverpulin”, pohoi Cana per kosovaren “Radio Urban FM”. “Gjithsesi, kjo nuk varet nga une. Nje rol te rendesishem ka edhe vendimi i Maskeranos dhe faktit nese argjentinasi do te qendroje apo do te vendose te largohet”.
Mesfushori e ka vleresuar me nota shume pozitive periudhen e kaluar ne “Velodrom”, ku gjate ketij sezoni ishte fare prane fitimit te titullit kampion ne Ligen 1 franceze. Me Marsejen, ai ka edhe dy prej kujtimeve me te bukura ne karriere. “Goli kunder Liverpulit dhe fitorja ne ‘Anfilld Roud’ jane momente te papershkruara”, vazhdoi Cana, duke nenvijezuar se ne qytetin e Liverpulit, por edhe ne Angli ne pergjithesi, futbolli eshte me shume se loje, eshte fe.

Gjithsesi, ai la te nenkuptohej se eshte me prane transferimit ne Bundesligen gjermane, pavaresisht endrres per t’u bere pjese e Premiershipit: “Pervec dy ekipeve angleze, edhe Verder Bremeni dhe Hamburgu jane paraqitur me oferta shume te mira. Por, duhet ta keni te qarte se jo gjithcka varet nga une”.

“Shkaterruesi” ka permendur fitoren kunder Greqise si momentin me emocionues ne paraqitjet me Kombetaren shqiptare, ndersa eshte shprehur optimist per trajnerin kroat, Josip Kuzhe. Ne fund, Cana beson se ne sezonin e ri, Barcelona, por ndoshta edhe Interi, jane kandidatet kryesore per te triumfuar ne Champions, ndersa mendon se momentalisht lojtari me i mire ne bote eshte Lionel Mesi, i cili qendron perpara Kristiano Ronaldos.

burimi nga top-channel.tv

giovedì 9 luglio 2009

Çekrezi do 3000 $ në dorë për t’u kthyer te Turbina

Mesfushori cërrikas dëshiron të luajë me skuadrën e qytetit, por kërkon garanci financiare

Në kuadrin e merkatos që drejtuesit cërrikas po bëjnë, konstatohet se mesfushori Armand Çekrezi, në bisedën e parë që ka bërë, ka pranuar në parim të jetë pjesë e Turbinës sezonin e ri. Por kushti i tij është shuma prej 3000 dollarësh, shumë që, sipas tij, i shërben si garanci për korrektësinë midis të dyja palëve. Ftesën e bërë nga trajneri Bardhi, Çekrezi e ka pritur mirë, duke e garantuar trajnerin se do të mbrojë ngjyrat e Turbinës, por kërkon garanci financiare. “Po vazhdoj bisedimet për rikthimin te Turbina, por dua që drejtuesit e klubit dhe financuesit të më garantojnë anën financiare. Turbina është skuadra ime e zemrës, pasi jam cërrikas, ndaj e ndiej që kam për t’i dhënë shumë. Nuk ishte i lehtë largimi nga Turbina, por ishin të shumta arsyet që më detyruan ta bëj këtë gjë,” - u shpreh për “Sportin shqiptar” mesfushori Armand Çekrezi. Ai bën pjesë edhe në planet e disa skuadrave të kategorisë së parë, mes të cilave Luftëtari dhe Burreli, por asgjë nuk është zyrtare. Mësohet se edhe Elbasani e dëshëron mesfushorin cërrikas. Gjithsesi, nëse drejtuesit e klubit vendosin t’ia realizojnë kërkesën futbollistit, ai do t’i bashkohet “armatës” së studiuar me kujdes nga trajneri kryeqytetas, Sinan Bardhi. Nga ana tjetër, burime pranë stafit teknik bëjnë të ditur se lista prej 18 futbollistësh është gati dhe do t’u dorëzohet financuesve, pra presidencës dhe bashkisë, që më pas do të japin “ok”-in për nisjen e stërvitjes. “Ende jam futbollist i Gramshit, por do të sakrifikoja për Turbinën. Nëse drejtuesit cërrikas nuk do të bien dakord me shifrën që u kam kërkuar, do të shoh ofertat e skuadrave të tjera, përfshi edhe të Gramshit, që do të luajë në kategorinë e parë. Jam cërrikas dhe dua të luaj për Turbinën, pasi ajo do të ketë pretendime të qarta,” - ka përfunduar Çekrezi.

Tryeza e shumëpritur midis krerëve cërrikas pritet të qartësojë përfundimisht pozicionin e shumë futbollistëve vendës, të cilët janë ftuar për të mbrojtur ngjyrat e Turbinës. Në listën e përpiluar prej 18 futbollistësh bie në sy emri i portierit Alban Hoxha, i cili aktualisht është portieri i dytë i Dinamos.


K.Karai: Do të mbetem lojtar i Sopotit

Gradualisht, ekipet e futbollit po nisin procesin stërvitor dhe po shpallin objektivin për sezonin e ri. Në këtë situatë, lojtarët po mendojnë seriozisht për të ardhmen e tyre dhe mesfushori i Sopotit, Klodian Karai, thekson se i mbetet besnik ekipit të zemrës. Ai pranon se probleme, si në të gjitha ekipet e vendit, ka edhe te Sopoti: “Sigurisht, e pranojmë se në ekip ka pasur probleme, si në shumë të tjera. I rëndësishëm për ne është fakti që Sopoti qëndroi në kategorinë e parë. Tani është koha të marrim masat për sezonin e ri, që kërkon përgatitje sa më serioze. Çdo vonesë në këtë drejtim do të sillte probleme në kurrizin tonë.” Futbollisti 22-vjeçar thekson se do të vazhdojë të jetë pjesë e Sopotit. “Mendoj se zgjidhja më e mirë është të vazhdoj bashkëpunimin edhe për një vit me Sopotin. Ky ekip do të jetë më i përgatitur dhe me objektivin për një vend sa më të mirë në renditje. Sopoti i ka të gjitha mundësitë për të qenë në mesin e artë dhe jo për të luftuar për qëndrimin në kategorinë e parë,” - përfundon Klodian Karai. Ndërkohë, në terrenet sportive mbizotëron qetësia. Të vetmit që mund të shohësh këto ditë janë të rinjtë, të cilët bëjnë stërvitje individuale, si dhe punëtorët e fushës.

Pas shumë e shumë përpjekjesh, bashkia arrin të bindë këshilltarët të shqyrtojnë shndërrimin e ekipit në sh.a

Tomori, bashkia ndez dritën jeshile

Nuk thonë kot: Më mirë vonë sesa kurrë! Kjo vlen më shumë se për këdo tjetër për skuadrën e Tomorit, që më në fund duket se do të marrë frymë lirisht. Këshilli bashkiak, i cili disa ditë më parë, me një votë më shumë, mundi të miratonte vetëm futjen në rend të ditës shndërrimin e Futboll Klub “Tomori” në sh.a, më në fund është bindur, që ky problem duhet mbyllur. Bashkia, nën kujdesin e kryetarit të saj, Fadil Nasufit, ka përgatitur gjithë procedurat ligjore, që do t’u serviren këshilltarëve në mbledhjen, ku ka drejtuar sytë gjithë tifozëria beratase. “Nëse deri tani ka pasur vonesa, këto nuk kanë ndodhur se kemi neglizhuar problemin, por për shkak të përmbushjes së disa detyrimeve ligjore. Pengesa e parë ishte çlirimi i skuadrës nga “pengu” i familjes Malollari, gjë që tashmë është zgjidhur në favor të bashkisë. E them me bindje se tani nuk ekziston asnjë pengesë për të futur administrimin e futbollit në bazë të rregullave të sh.a‑së. Besoj se këshilli bashkiak do të dijë të ngrihet mbi problemet e vogla dhe do të marrë një vendim, që mezi po pritet nga qytetaria beratase,” ‑ ka deklaruar kryebashkiaku i Beratit, Fadil Nasufi.

Në fakt, edhe pse koha për ngritjen e një skuadre me objektiva maksimale, është minimizuar, kjo nuk do të thotë se mungon vullneti i faktorëve, që do të angazhohen me formatimin bashkëkohor të Tomorit. Lajmi për hapjen e dritës jeshile është mirëpritur jo vetëm nga futbolldashësit vendës, por edhe nga numri 1 i shoqërisë anonime, biznesmeni Pëllumb Berberi. Ky i fundit është në pritje të vendimit të këshilltarëve bashkiakë, që shpresojmë të jetë pozitiv, për të nisur më pas nga puna për ringritjen e infrastrukturës sportive dhe formatimin e një skuadre elitare.

burimi i marre nga sportishqiptar.com.al

Dinamo “lan duart”, Vllaznia kalon në turin tjetër të Ligës së Europës

Dy skuadrat shqiptare, pjesemarrese ne Ligen e Europes, Dinamo dhe Vllaznia, zhvilluan sot ndeshjet e tyre te kthimit. Konkretisht, Dinamo priti ne Tirane FC Lahtin, me te cilin kishte humbur ne transferte, ndeshjen e pare, 4-1, ndersa Vllaznia priti Sligo Roversin, qe e kishte mundur ne shtepi 2-1, aktin e pare te ketij turi. Dinamo e fitoi ndeshjen e kthimit, 2-0, por nuk u kualifikua dot (rezultati perfundimtar 4-3, ne favor te finlandezeve), ndersa Vllaznia barazoi 1-1, por kaloi ne turin tjeter (rezultati final 3-2)

Dinamo - FC Lahti 2-0 (1-4)

Dinamo i thotë lamtumirë për këtë edicion Ligës së Europës, pas dy ndeshjeve krejt të kundërta me njëra-tjetrën. Nëse në ndeshjen e parë humbi thellë 4-1, në ndeshjen e kthimit, luajtur në “Qemal Stafa”, tregoi fytyrë krejt tjetër. Madje, e “preku” kualifikimin, me ato raste drithëruese në fund të 90-minutave, kur po kërkonte golin e tretë. Por, nuk ia arriti, sepse ndoshta edhe fati nuk ishte me ta. Përfundimisht, ndeshja e kthimit u fitua 2-0 nga Dinamo, porn ë turin tjetër kaloi FC Lahti i Finlandës, falë fitores 4-1 në ndeshjen e parë, që vulosi rezultatin final 4-3. 90-minutat e kthimit ishin totalisht në favor të Dinamos, që sulmoi gjatë gjithë kohës, ndërsa miqtë mbroheshin e mundoheshin të kundërsulmonin. Blutë arritën ta zhbllokonin rezultatin e ndeshjes në minutën e 13-të, me anë të Pape Diopit, cka i cliroi psikologjikisht lojtarët e Dinamos. Që këtu loja ka vetëm një muzikë: sulmon Dinamo dhe mbrohet Lahti. Megjithatë, blutë e kërkojnë golin me forcë, por jo me qartësinë e duhur, gjë që shkon në favor të miqve, të cilët mundohen të ulin ritmin e lojës dhe t’i mbajnë sulmuesit vendas sa më lart kuadratit të tyre. Qëllim të cilin e realizuan deri në minutën e 70-të, kur do të shënonte sërish Pape Diop. Pas golit të dytë, u duk se Dinamo nuk do të ndalej, do të gjente edhe golin e tretë, që do të ishte edhe i kualifikimit për në turin tjetër. Por, fatkeqësisht, pavarësisht rasteve të shumta, nuk e realizoi dot. Finlandezët, me shpirt ndër dhëmbë, arritën t’i mbijetonin humbjes 2-0, e cila do të thoshte kualifikim për ta. Dhe kështu ndodhi. Dinamo e mbylli këtu aventurën europiane të saj në këtë edicion, për t’ia lënë stafetën skuadrës finlandeze, e cila iu fal fitores së parë, ndërkohë që në kthim nuk tregoi asgjë.

Vllaznia - Sligo Rovers 1-1 (2-1)

Në stadiumin e qytetit më të madh verior, në Shkodër, një tjetër skuadër shqiptare, Vllaznia, luajti aktin e dytë të turit të parë të Ligës së europës. Vllaznia, pasi kishte fituar ndeshjen e parë në transfertë, ndaj Sligo Roversit të Irlandës, e priste kthimin më e qetë, por ama kërkohej përqendrim e jo eufori. Në këtë filozofi loje, kuqeblutë e drejtuar nga Hasan Lika, u futën në fushën e blertë të stadiumit të tyre. Ishin më kërkues ndaj kundërshtarit, sulmonin më dendurisht drejt portës së Sligo Roversit, ndërsa irlandezët kundërsulmonin herë pas here, duke dashur t’i gjendnin vendasit në befasi. Duhej të vinte minuta e 43-të e ndeshjes, që stadiumi shkodran të shpërthente në gëzim, ngaqë Vllaznia zhbllokoi rezultatin, me anë të sulmuesit të ri Shtupina. Me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë e ndeshjes. Pjesa e dytë, sikurse pritej, filloi dhe u mbyll me irlandezët më kërkues, të hedhur me forca më të shumta në sulm, ndërsa kuqeblutë I kushtojnë më tepër vëmendje ruajtjes së rezultatit. Herë pas here loja njeh edhe provokime të lojtarëve mes njëri-tjetrit, cka I shkaktoi Vioresin Sinanit kartonin e kuq në minutën e 79-të. Pas këtij momenti do të vinte edhe goli i Sligo Roversit, me anë të A.Keane, në minutën e 85-të. Ky gol sjell panik në radhët e kuqebluve, ndërkohë që miqtë hidhen totalisht në sulm, që të shënonin një gol tjetër, që do ta conte në shtesë lojën. Këto synime të kundërta e rritën akoma më shumë temperaturën e ndeshjes, gjë që u shoqërua me një tjetër karton të kuq për irlandezët, në minutën e 90-të, me autor C. O´Grady. Pas dy minutash shtesë, ndeshja përfundon në barazim 1-1, por me Vllazninë të kualifikuar për në turin tjetër, ku e prêt Rapidi I Vjenës, një skuadër më e fortë dhe që kërkon ritëm tjetër nga shkodranët, nëse duan të vijojnë më gjatë këtë aventurë europiane. Ndërkohë, vlen të evidentohet një fakt, sa i takon Vllaznisë. Skuadra shkodrane, e ndihmuar deri diku edhe nga mënyra e re e këtij kompeticioni, vendosi një rekord unikal në Shqipëri, pasi është e para që kalon një tur në debutimin e Ligës së Europës, por nga ana tjetër u kualifikua për të katërtin sezon rresht në turin e dytë të një kompeticioni evropian, kur statistikat ofrojnë në panoramë shumë optimiste: në edicionin 2004-2005, Kupa Intertoto (kundër izraelitëve të Hapoel Bear Shevës), 2007-2008, Kupa Intertoto (kundër kroatëve të Nk Zagreb) dhe në edicionin 2008-2009, Kupa UEFA (kundër sllovenëve të Koperit), ndërkohë që numri total i kualifikimeve të kuqebluve shkon në gjashtë, përfshirë ato në Kupën e Kampioneve (2001-2002) dhe Kupën e Kupave (1987-1988).
burimi i marre nga sportishqiptar.com.al/

Bardheblutë u japin fund ditëve maqedonase

Dje pasdite, kampionët kanë lënë Ohrin dhe janë rikthyer në kryeqytet

Ka marrë fund përgatitorja e skuadrës së Tiranës, zhvilluar në Ohër të Maqedonisë. Pasi ka qëndruar afro një javë e gjysmë në shtetin fqinj, ku ka kryer fazën përgatitore, pas një seancë stërvitore paraditen e djeshme dhe pasi ka drekuar, pasdreke skuadra e drejtuar nga kroati Ilija Lonçareviç, ka lënë Ohrin për t’u kthyer në kryeqytet, për të vazhduar përgatitjet para Stabaekut. Gjatë qëndrimit në shtetin fqinj ata kanë zhvilluar katër takime miqësore me ekipe të niveleve të ndryshme, që më shumë i kanë vlejtur trajnerit kroat Lonçareviç për të njohur më mirë lojtarët që ka pasur në dispozicion gjatë kësaj përgatitoreje

Tre prej tyre i kanë fituar, pikërisht me Vllaznimin me rezultatin 6-0, me Strugën 3-1 me një seleksionim lojtarësh nga kampionati maqedonas 6-0 dhe kanë vetëm një barazim me Teteksin, 1-1. Gjatë periudhës së përgatitjes në Ohër, krahas grupit të lojtarëve të sezonit të kaluar, skuadrës iu bashkuan edhe dy lojtarë të rinj që duket se janë edhe përforcimet e para për Champions-in.

Bëhet fjalë për mbrojtësin kroat, Igor Gal si dhe francezin që ka luajtur përpara dy sezonesh me kryeqytetasit, Laurent Mohelebi. Pritet që me bardheblutë të firmosë së shpejti edhe sulmuesi shtatlartë, vlonjati Arbër Abilaliaj, që ka rënë parimisht dakord me kryedonatorin Refik Halili, para disa ditësh. Vetë trajneri kroat ka folur me nota pozitive për Abilaliajn, ndërsa ai shihet si një alternativë e mirë në sulm, duke formuar dyshen me vlonjatin tjetër, Xhafaj, nisur edhe nga golat që ai ka shënuar në miqësoret që bardheblutë kanë zhvilluar në kryeqytet dhe në Ohër.


Kampionët, prova e vërtetë me Stabaekun

Pasi kanë bërë një fazë përgatitore në Ohër, ku kanë zhvilluar disa ndeshje miqësore, apo kur skuadrës i janë bashkuar edhe dy përforcime të reja, përgatitjet e bardhebluve tashmë do të “zhvendosen” në kryeqytet. Në Ohër, skuadra është përgatitur në një disiplinë të lartë nga ana e stafit, ndërsa Lonçareviç çdo ditë pothuajse ka zhvilluar nga dy seanca stërvitore. Trajneri kroat ka aplikuar ushtrime të ndryshme, vrapime, përgatitje fizike e atletike, pa lënë mënjanë edhe palestrën e forcës. Grupi, edhe pse nuk do të jenë Memelli, Pezo dhe Agolli, tre lojtarë mjaft të rëndësishëm për nevojat që ka skuadra momentalisht, duket i plotësuar, nisur edhe nga fakti që është ruajtur “bërthama” me lojtarët e sezonit të kaluar.

Kur duhen edhe gjashtë ditë nga sfida e parë për Champions, me kampionen e Norvegjisë, Stabaek, bardheblutë do të vazhdojnë të përgatiten në Tiranë. Puna e nisur në Ohër nga ana e kroatit Lonçareviç, nga ato që bëjnë të ditur burime brenda stafit, do të vazhdojë edhe në kryeqytet me të njëjtat ritme. Skuadra do të vazhdojë përgatitjet me dy seanca stërvitore, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të zhvillohet edhe ndonjë ndeshje miqësore gjatë ditëve të mbetura, që do t’ shërbejnë kroatit për të kolauduar formacionin që do të hedhë në fushë ndaj Stabaekut.

burimi i marre nga sportishqiptar.com.al

Arsenali, shansin e fundit për Lorik Canën

Futbollisti i kombëtares kuqezi i ka bërë homazhe Robert Louis-Dreyfus, aksionerit kryesor të Marsejës

Arsen Venger nuk duhet të mendojë më gjatë për futbollistin kuqezi, pasi Hamburgu e ka bërë ofertën dhe pret vetëm firmën e Canës. Fundi i kësaj jave do ta zgjidhë përfundimisht çështjen “Cana”, që prej më shumë se dy muajsh ka qenë në qendër të merkatos. “Topçinjtë” e Londrës kanë shpresuar deri në fund në blerjen e mesfushorit brazilian Felipe Melo, i cili sipas mediave italianë është blerë nga Juventusi për shumëm marramendëse të 20 milionë eurove.

Arsen Vengeri nuk ka alternativë tjetër përveç Lorik Canës, i cili nuk ka nxituar për të firmosur për Hamburgun duke shpresuar që Arsenali t’i kthejë sytë nga ai. Dhe kështu ka ndodhur. Tashmë pa alternativa të tjera më të mira se Cana, Arsen Venger, është hedhur në sulm për ish-kapitenin e Marsejës, që në fund të kësaj jave duhet të vendosë për të ardhmen.

Lorik Cana ndodhet në Francë ku marrë pjesë në homazhet që i janë bërë ish-presidentit të Olimpikut të Marsejës, Robert Louis-Dreyfus në Davos të Zvicrës. Afaristi i shquar francez, që zotëronte pjesën kryesore të aksioneve të Marsejës, vdiq të shtunën e kaluar për shkak të një sëmundje të rëndë në gjak (leucemi).

Një delegacion i përzgjedhur i Marsejës, i kryesuar nga ish-presidenti Pape Diuf, pasuesi i tij Zhan-Klod Dasier, drejtori sportiv Joze Anigo, trajneri Deshamp dhe futbollistët Mandanda, Niang si dhe Lorik Cana kanë qenë të pranishëm në këtë ceremoni. Aksionerin e Marsejës e kanë nderuar me praninë e tyre Sep Blater, Franc Bekenbauer si dhe shumë figura të tjera të futbollit europian.

burimi i marre nga sportishqiptar.com.al