Tiranë - Skuadra e Dinamos duket e pashpresë për ndeshjen e kthimit me finlandezët e Lahtit, pas humbjes së turpshme 1-4 në ndeshjen e parë për turin I të Ligës së Evropës. Gjithsesi, trajneri i kryeqytetasve Shkëlqim Muça shpreson në reagimin e skuadrës duke pretenduar fitoren, qoftë edhe minimale.
“Në ndeshjen e parë jemi goditur nga gjuajtjet standarde, pasi niveli i lojës në përgjithësi ka qenë i mirë. Do të paraqitemi më denjësisht dhe më sulmues, dhe shpresoj shumë që këtë ndeshje ta fitojmë”, deklaron tekniku Muça.
Ndeshja e kthimit do të luhet nesër në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. Trajneri i dinamovitëve deklaron se skuadra po përgatitet mirë dhe ka filluar analizat për të gjetur dhe rikuperuar problemet që patën në ndeshjen e parë.
Dinamos i duhet një fitore me katër gola diferencë për të kaluar në turin e dytë, gjë që duket e vështirë. Finlandezët gëzojnë një formë të mirë fizike pasi ndodhen në mes të sezonit futbollistik.
burimi marre nga gazetastart.com
Telegrafi.com - Sport
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento