Burimne zyrtare nga klubi i Elbasanit, bëjnë të ditur se ende nuk është e qartë se kur mund të fillojë puna në skuadrën verdheblu. Zyrtarë të këtij klubi pohuan se faza përgatitore që ishte paralajmëruar që të niste në këtë fillimjave është shtyrë edhe për disa ditë. Sipas tyre pengesë po bëhen problemet e shumta me të cilat Elbasani po përballet prej një kohe të gjatë. Sipas zyrtarëve të klubit, synimi kryesor i tyre për momentin mbetet fillimi sa më shpejt që të jetë i mundur i fazës parapërgatitore. Nga ana e tij, sekretari i KS Elbasani, Artin Kovaçi tha për gazetën se të paktën të premten në klub pritet të grumbullohen futbollistët që janë në kontratë me të cilët do të nisë dhe faza parapërgatitore. “Nga ana jonë,- bëri të ditur Kovaçi-, janë njoftuar të gjithë këta futbollistë që të paraqiten në klub me qëllim që të fillojë stërvitja në grup. Sikurse është paralajmëruar,- theksoi Kovaçi-, faza përgatitore do të zhvillohet në fushën e kompleksit sportiv “Shefqet Lamçja”, derisa të realizohet riorganizimi i plotë i klubit. Gjatë fazës përgatitore mendojmë që të zgjidhet dhe çështja e emrit të trajnerit të ri dhe pas kësaj të përfshihemi në merkato. Pasi të jenë zgjidhur këto probleme atëherë do të bëhen të gjitha përpjekjet për riformatimin e ekipit me të cilin do të konkurojmë në aktivitetet zyrtare. Megjithatë,- thekson Kovaçi-, vështirësitë për ta kapërcyer këtë situatë duken mjaft të mëdha por ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet për të realizuar ndërtimin e një ekipi ambicioz për të realizuar objktivat që do të shpallim në fillim të gushtit”, ka përfunduar sekretari i klubit verdheblu.
burimi i marre nga sportekspres.com
Telegrafi.com - Sport
giovedì 9 luglio 2009
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento