Është ende në merkato, megjithatë kërkon të ruajë formën fizike Ervin Skela ka filluar stërvitjen dje me skuadrën e Koblenzit. Njohja me Uve Rapolderin, trajnerin e skuadrës së Bundesligës 2, i ka bërë shqiptarit mundësinë që të fillojë seancat përgatitore në mënyrë që të jetë i gatshëm fizikisht për edicionin e ardhshëm. Dalja e Skelës në stërvitje nuk përbën detyrimisht fakt që në sezonin pasardhës do të luajë me këtë skuadër, megjithëse trajneri Rapolder e kërkon sigurisht Skelën në shërbimet e tij. Skela është duke shqyrtuar të gjithë ofertat dhe pritet të vendosë në ditët në vijim. Merkato – sipas paktit të bërë në kontratë me Kotbusin, Skela u largua nga kjo skuadër në parametra zero në momentin që ekipi i vogël i ish Gjermanisë Lindore përfundoi një kategori më poshtë. Skela është ende një lojtar shumë prodhimtar sdhe shërbimin e tij e kërkojnë shumë skuadra. Fantazisti shqiptar ka një rrogë vjetore të lartë. Megjithatë disa ekipe janë gati të bëjnë sforco për të përfituar shërbimet e tij. Në ditët në vjimi pritet që gjërat të konkretizohen. Agolli-Krivbas, ka ngecur në Tiranë Lojtari nuk merr Ok nga Halili për kartonin, pritet raundi i dytë i bisedimeve mes palëve Ansi Agolli nuk është ende zyrtarisht një lojtar i Kirvbasit. Pavarësisht se ka arritur një akord me drejtuesit e skuadrës ukrainase, mesfushori i majtë ende nuk ka marrë kartonin nga klubi i tij Tirana. Pardje Agolli ka qenë prezent në kreqytet për ta tërhequr kartonin, por ka hasur në rezistencën e numrit 1 të bardhebluve. Situata – Halili ka paguar në fund të edicionit të shkuar 40 mijë euro që Agolli të ikte përfundimisht nga Vasa dhe të konsiderohej një lojtar i lirë. Por pagesa për kartonin nuk u shoqërua me një kontratë të re për lojtarin, i cili kishte si objektiv një aventurë jashtë Shqipërisë. Menjëherë pas ndeshjeve me përfaqësuesen, ku Agolli ishte padyshim një nga “blerjet” e Shqipërisë, pati një ofertë të majme nga Krivbas, që i jep lojtarit 300 mijë dollarë në vit për tre edicione. Në këto kushte Agolli nuk mund ta refuzonte dhe ra dakord paraprakisht me ta. Çështja ngeci në transferimin e kartonit nga Shqipëria në Ukrainë. Situata – Agolli dhe Halili janë takuar me njëri-tjetrin por nuk ka pasur debate apo konflikte. Lojtari i ka propozuar që t’i kthejë 40 mijë eurot e kartonit në këmbim “të lirimit” në mënyrë që të vijonte më pas aventurën ukrainase. Halili me dëshirën për ta pasur Agollin edhe këtë vit në radhët e bardhebluve nuk ka pranuar, duke ia shtuar shifrën. Palët janë ndarë pardje duke fiksuar një tjetër takim në ditët në vijim. Ndërkohë që Agolli është pëlqyer nga skuadra ukrainase edhe është gati të fillojë zyrtarisht prezencën e tij atje. Mjafton transferimi i kartonit. Lojtari – Agolli ka qenë sigurisht një ndër zbulimet e këtij kampionati. Pasi luajti për një kohë realisht të mjaftueshme në Finlandë lojtari u kthye në formë huazimi te Tirana. Sidomos tre muajt ka qenë pika kryesore e skuadrës, duke bindur dhe drejtuesit e përfaqësueses t’i dhurojnë shpejt një vend titullari. Kulmi ishte ndeshja me Portugalinë, ku në krahun e majtë të mesfushës ai ishte krejtësisht i barabartë në përformancë me yjet e Portugalisë. Ofertat në drejtim të tij u rritën, megjithatë pasi vendosi që të rikthehej në Europë, zgjidhja në Krivbas u kushtëzua dhe nga fakti që aty do të gjejë dy miqtë e tij më të ngushtë në botën e futbollit, lojtarët e përfaqësueses Bulku dhe Hidi. burimi i marre nga sportekspres.com
|
Nessun commento:
Posta un commento