Highlights from RTE's MNS programme of Sligo Rovers' unlucky defeat to KS Vllaznia Shkoder of Albania in the first leg of the UEFA Europa League first qualifying round. The match took place in the
Telegrafi.com - Sport
sabato 18 luglio 2009
KF Tirana - Stabaek IF 1-1
Uefa Champions League Second qualifying round - 15 July 2009 20:00 (CET) (20:00 local time) - Qemal Stafa Stadium- Tirana - Albania
domenica 12 luglio 2009
Lorik Cana: Liverpuli ekipi i zemres
Mesfushori i Kombetares shqiptare konfirmoi se aventura tek Olimpik Marseja ka perfunduar, ndersa pranon se “Reds” e drejtuar nga Rafa Benitez jane ekipi i zemres. Gjithsesi, ai nuk e fsheh veshtiresine e ketij transferimi, pasi me pare nga “Anfilld Roud” duhet te largohet argjentinasi Havier Maskerano, per te cilin interesohet Barcelona.
Duke e klasifikuar kampionatin anglez si ligen qe preferon per te vazhduar karrieren, 25-vjecari ka treguar se, me kerkese te tij ka nderprere bisedat me ekipet e rangut me te ulet si Totenhem, Everton apo Mancester Siti, ndersa eshte i hapur te vazhdoje negociatat me Liverpulin dhe Arsenalin.
“Nese do te kisha mundesi te zgjidhja, deshiroj te luaj ne ekipin e zemres, Liverpulin”, pohoi Cana per kosovaren “Radio Urban FM”. “Gjithsesi, kjo nuk varet nga une. Nje rol te rendesishem ka edhe vendimi i Maskeranos dhe faktit nese argjentinasi do te qendroje apo do te vendose te largohet”.
Mesfushori e ka vleresuar me nota shume pozitive periudhen e kaluar ne “Velodrom”, ku gjate ketij sezoni ishte fare prane fitimit te titullit kampion ne Ligen 1 franceze. Me Marsejen, ai ka edhe dy prej kujtimeve me te bukura ne karriere. “Goli kunder Liverpulit dhe fitorja ne ‘Anfilld Roud’ jane momente te papershkruara”, vazhdoi Cana, duke nenvijezuar se ne qytetin e Liverpulit, por edhe ne Angli ne pergjithesi, futbolli eshte me shume se loje, eshte fe.
Gjithsesi, ai la te nenkuptohej se eshte me prane transferimit ne Bundesligen gjermane, pavaresisht endrres per t’u bere pjese e Premiershipit: “Pervec dy ekipeve angleze, edhe Verder Bremeni dhe Hamburgu jane paraqitur me oferta shume te mira. Por, duhet ta keni te qarte se jo gjithcka varet nga une”.
“Shkaterruesi” ka permendur fitoren kunder Greqise si momentin me emocionues ne paraqitjet me Kombetaren shqiptare, ndersa eshte shprehur optimist per trajnerin kroat, Josip Kuzhe. Ne fund, Cana beson se ne sezonin e ri, Barcelona, por ndoshta edhe Interi, jane kandidatet kryesore per te triumfuar ne Champions, ndersa mendon se momentalisht lojtari me i mire ne bote eshte Lionel Mesi, i cili qendron perpara Kristiano Ronaldos.
burimi nga top-channel.tv
giovedì 9 luglio 2009
Çekrezi do 3000 $ në dorë për t’u kthyer te Turbina
Mesfushori cërrikas dëshiron të luajë me skuadrën e qytetit, por kërkon garanci financiare
Në kuadrin e merkatos që drejtuesit cërrikas po bëjnë, konstatohet se mesfushori Armand Çekrezi, në bisedën e parë që ka bërë, ka pranuar në parim të jetë pjesë e Turbinës sezonin e ri. Por kushti i tij është shuma prej 3000 dollarësh, shumë që, sipas tij, i shërben si garanci për korrektësinë midis të dyja palëve. Ftesën e bërë nga trajneri Bardhi, Çekrezi e ka pritur mirë, duke e garantuar trajnerin se do të mbrojë ngjyrat e Turbinës, por kërkon garanci financiare. “Po vazhdoj bisedimet për rikthimin te Turbina, por dua që drejtuesit e klubit dhe financuesit të më garantojnë anën financiare. Turbina është skuadra ime e zemrës, pasi jam cërrikas, ndaj e ndiej që kam për t’i dhënë shumë. Nuk ishte i lehtë largimi nga Turbina, por ishin të shumta arsyet që më detyruan ta bëj këtë gjë,” - u shpreh për “Sportin shqiptar” mesfushori Armand Çekrezi. Ai bën pjesë edhe në planet e disa skuadrave të kategorisë së parë, mes të cilave Luftëtari dhe Burreli, por asgjë nuk është zyrtare. Mësohet se edhe Elbasani e dëshëron mesfushorin cërrikas. Gjithsesi, nëse drejtuesit e klubit vendosin t’ia realizojnë kërkesën futbollistit, ai do t’i bashkohet “armatës” së studiuar me kujdes nga trajneri kryeqytetas, Sinan Bardhi. Nga ana tjetër, burime pranë stafit teknik bëjnë të ditur se lista prej 18 futbollistësh është gati dhe do t’u dorëzohet financuesve, pra presidencës dhe bashkisë, që më pas do të japin “ok”-in për nisjen e stërvitjes. “Ende jam futbollist i Gramshit, por do të sakrifikoja për Turbinën. Nëse drejtuesit cërrikas nuk do të bien dakord me shifrën që u kam kërkuar, do të shoh ofertat e skuadrave të tjera, përfshi edhe të Gramshit, që do të luajë në kategorinë e parë. Jam cërrikas dhe dua të luaj për Turbinën, pasi ajo do të ketë pretendime të qarta,” - ka përfunduar Çekrezi.
Tryeza e shumëpritur midis krerëve cërrikas pritet të qartësojë përfundimisht pozicionin e shumë futbollistëve vendës, të cilët janë ftuar për të mbrojtur ngjyrat e Turbinës. Në listën e përpiluar prej 18 futbollistësh bie në sy emri i portierit Alban Hoxha, i cili aktualisht është portieri i dytë i Dinamos.
K.Karai: Do të mbetem lojtar i Sopotit
Gradualisht, ekipet e futbollit po nisin procesin stërvitor dhe po shpallin objektivin për sezonin e ri. Në këtë situatë, lojtarët po mendojnë seriozisht për të ardhmen e tyre dhe mesfushori i Sopotit, Klodian Karai, thekson se i mbetet besnik ekipit të zemrës. Ai pranon se probleme, si në të gjitha ekipet e vendit, ka edhe te Sopoti: “Sigurisht, e pranojmë se në ekip ka pasur probleme, si në shumë të tjera. I rëndësishëm për ne është fakti që Sopoti qëndroi në kategorinë e parë. Tani është koha të marrim masat për sezonin e ri, që kërkon përgatitje sa më serioze. Çdo vonesë në këtë drejtim do të sillte probleme në kurrizin tonë.” Futbollisti 22-vjeçar thekson se do të vazhdojë të jetë pjesë e Sopotit. “Mendoj se zgjidhja më e mirë është të vazhdoj bashkëpunimin edhe për një vit me Sopotin. Ky ekip do të jetë më i përgatitur dhe me objektivin për një vend sa më të mirë në renditje. Sopoti i ka të gjitha mundësitë për të qenë në mesin e artë dhe jo për të luftuar për qëndrimin në kategorinë e parë,” - përfundon Klodian Karai. Ndërkohë, në terrenet sportive mbizotëron qetësia. Të vetmit që mund të shohësh këto ditë janë të rinjtë, të cilët bëjnë stërvitje individuale, si dhe punëtorët e fushës.
Pas shumë e shumë përpjekjesh, bashkia arrin të bindë këshilltarët të shqyrtojnë shndërrimin e ekipit në sh.a
Tomori, bashkia ndez dritën jeshile
Nuk thonë kot: Më mirë vonë sesa kurrë! Kjo vlen më shumë se për këdo tjetër për skuadrën e Tomorit, që më në fund duket se do të marrë frymë lirisht. Këshilli bashkiak, i cili disa ditë më parë, me një votë më shumë, mundi të miratonte vetëm futjen në rend të ditës shndërrimin e Futboll Klub “Tomori” në sh.a, më në fund është bindur, që ky problem duhet mbyllur. Bashkia, nën kujdesin e kryetarit të saj, Fadil Nasufit, ka përgatitur gjithë procedurat ligjore, që do t’u serviren këshilltarëve në mbledhjen, ku ka drejtuar sytë gjithë tifozëria beratase. “Nëse deri tani ka pasur vonesa, këto nuk kanë ndodhur se kemi neglizhuar problemin, por për shkak të përmbushjes së disa detyrimeve ligjore. Pengesa e parë ishte çlirimi i skuadrës nga “pengu” i familjes Malollari, gjë që tashmë është zgjidhur në favor të bashkisë. E them me bindje se tani nuk ekziston asnjë pengesë për të futur administrimin e futbollit në bazë të rregullave të sh.a‑së. Besoj se këshilli bashkiak do të dijë të ngrihet mbi problemet e vogla dhe do të marrë një vendim, që mezi po pritet nga qytetaria beratase,” ‑ ka deklaruar kryebashkiaku i Beratit, Fadil Nasufi.
Në fakt, edhe pse koha për ngritjen e një skuadre me objektiva maksimale, është minimizuar, kjo nuk do të thotë se mungon vullneti i faktorëve, që do të angazhohen me formatimin bashkëkohor të Tomorit. Lajmi për hapjen e dritës jeshile është mirëpritur jo vetëm nga futbolldashësit vendës, por edhe nga numri 1 i shoqërisë anonime, biznesmeni Pëllumb Berberi. Ky i fundit është në pritje të vendimit të këshilltarëve bashkiakë, që shpresojmë të jetë pozitiv, për të nisur më pas nga puna për ringritjen e infrastrukturës sportive dhe formatimin e një skuadre elitare.
burimi i marre nga sportishqiptar.com.al
Dinamo “lan duart”, Vllaznia kalon në turin tjetër të Ligës së Europës
Dy skuadrat shqiptare, pjesemarrese ne Ligen e Europes, Dinamo dhe Vllaznia, zhvilluan sot ndeshjet e tyre te kthimit. Konkretisht, Dinamo priti ne Tirane FC Lahtin, me te cilin kishte humbur ne transferte, ndeshjen e pare, 4-1, ndersa Vllaznia priti Sligo Roversin, qe e kishte mundur ne shtepi 2-1, aktin e pare te ketij turi. Dinamo e fitoi ndeshjen e kthimit, 2-0, por nuk u kualifikua dot (rezultati perfundimtar 4-3, ne favor te finlandezeve), ndersa Vllaznia barazoi 1-1, por kaloi ne turin tjeter (rezultati final 3-2)
Dinamo - FC Lahti 2-0 (1-4)
Dinamo i thotë lamtumirë për këtë edicion Ligës së Europës, pas dy ndeshjeve krejt të kundërta me njëra-tjetrën. Nëse në ndeshjen e parë humbi thellë 4-1, në ndeshjen e kthimit, luajtur në “Qemal Stafa”, tregoi fytyrë krejt tjetër. Madje, e “preku” kualifikimin, me ato raste drithëruese në fund të 90-minutave, kur po kërkonte golin e tretë. Por, nuk ia arriti, sepse ndoshta edhe fati nuk ishte me ta. Përfundimisht, ndeshja e kthimit u fitua 2-0 nga Dinamo, porn ë turin tjetër kaloi FC Lahti i Finlandës, falë fitores 4-1 në ndeshjen e parë, që vulosi rezultatin final 4-3. 90-minutat e kthimit ishin totalisht në favor të Dinamos, që sulmoi gjatë gjithë kohës, ndërsa miqtë mbroheshin e mundoheshin të kundërsulmonin. Blutë arritën ta zhbllokonin rezultatin e ndeshjes në minutën e 13-të, me anë të Pape Diopit, cka i cliroi psikologjikisht lojtarët e Dinamos. Që këtu loja ka vetëm një muzikë: sulmon Dinamo dhe mbrohet Lahti. Megjithatë, blutë e kërkojnë golin me forcë, por jo me qartësinë e duhur, gjë që shkon në favor të miqve, të cilët mundohen të ulin ritmin e lojës dhe t’i mbajnë sulmuesit vendas sa më lart kuadratit të tyre. Qëllim të cilin e realizuan deri në minutën e 70-të, kur do të shënonte sërish Pape Diop. Pas golit të dytë, u duk se Dinamo nuk do të ndalej, do të gjente edhe golin e tretë, që do të ishte edhe i kualifikimit për në turin tjetër. Por, fatkeqësisht, pavarësisht rasteve të shumta, nuk e realizoi dot. Finlandezët, me shpirt ndër dhëmbë, arritën t’i mbijetonin humbjes 2-0, e cila do të thoshte kualifikim për ta. Dhe kështu ndodhi. Dinamo e mbylli këtu aventurën europiane të saj në këtë edicion, për t’ia lënë stafetën skuadrës finlandeze, e cila iu fal fitores së parë, ndërkohë që në kthim nuk tregoi asgjë.
Vllaznia - Sligo Rovers 1-1 (2-1)
Në stadiumin e qytetit më të madh verior, në Shkodër, një tjetër skuadër shqiptare, Vllaznia, luajti aktin e dytë të turit të parë të Ligës së europës. Vllaznia, pasi kishte fituar ndeshjen e parë në transfertë, ndaj Sligo Roversit të Irlandës, e priste kthimin më e qetë, por ama kërkohej përqendrim e jo eufori. Në këtë filozofi loje, kuqeblutë e drejtuar nga Hasan Lika, u futën në fushën e blertë të stadiumit të tyre. Ishin më kërkues ndaj kundërshtarit, sulmonin më dendurisht drejt portës së Sligo Roversit, ndërsa irlandezët kundërsulmonin herë pas here, duke dashur t’i gjendnin vendasit në befasi. Duhej të vinte minuta e 43-të e ndeshjes, që stadiumi shkodran të shpërthente në gëzim, ngaqë Vllaznia zhbllokoi rezultatin, me anë të sulmuesit të ri Shtupina. Me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë e ndeshjes. Pjesa e dytë, sikurse pritej, filloi dhe u mbyll me irlandezët më kërkues, të hedhur me forca më të shumta në sulm, ndërsa kuqeblutë I kushtojnë më tepër vëmendje ruajtjes së rezultatit. Herë pas here loja njeh edhe provokime të lojtarëve mes njëri-tjetrit, cka I shkaktoi Vioresin Sinanit kartonin e kuq në minutën e 79-të. Pas këtij momenti do të vinte edhe goli i Sligo Roversit, me anë të A.Keane, në minutën e 85-të. Ky gol sjell panik në radhët e kuqebluve, ndërkohë që miqtë hidhen totalisht në sulm, që të shënonin një gol tjetër, që do ta conte në shtesë lojën. Këto synime të kundërta e rritën akoma më shumë temperaturën e ndeshjes, gjë që u shoqërua me një tjetër karton të kuq për irlandezët, në minutën e 90-të, me autor C. O´Grady. Pas dy minutash shtesë, ndeshja përfundon në barazim 1-1, por me Vllazninë të kualifikuar për në turin tjetër, ku e prêt Rapidi I Vjenës, një skuadër më e fortë dhe që kërkon ritëm tjetër nga shkodranët, nëse duan të vijojnë më gjatë këtë aventurë europiane. Ndërkohë, vlen të evidentohet një fakt, sa i takon Vllaznisë. Skuadra shkodrane, e ndihmuar deri diku edhe nga mënyra e re e këtij kompeticioni, vendosi një rekord unikal në Shqipëri, pasi është e para që kalon një tur në debutimin e Ligës së Europës, por nga ana tjetër u kualifikua për të katërtin sezon rresht në turin e dytë të një kompeticioni evropian, kur statistikat ofrojnë në panoramë shumë optimiste: në edicionin 2004-2005, Kupa Intertoto (kundër izraelitëve të Hapoel Bear Shevës), 2007-2008, Kupa Intertoto (kundër kroatëve të Nk Zagreb) dhe në edicionin 2008-2009, Kupa UEFA (kundër sllovenëve të Koperit), ndërkohë që numri total i kualifikimeve të kuqebluve shkon në gjashtë, përfshirë ato në Kupën e Kampioneve (2001-2002) dhe Kupën e Kupave (1987-1988).burimi i marre nga sportishqiptar.com.al/
Bardheblutë u japin fund ditëve maqedonase
Dje pasdite, kampionët kanë lënë Ohrin dhe janë rikthyer në kryeqytet
Ka marrë fund përgatitorja e skuadrës së Tiranës, zhvilluar në Ohër të Maqedonisë. Pasi ka qëndruar afro një javë e gjysmë në shtetin fqinj, ku ka kryer fazën përgatitore, pas një seancë stërvitore paraditen e djeshme dhe pasi ka drekuar, pasdreke skuadra e drejtuar nga kroati Ilija Lonçareviç, ka lënë Ohrin për t’u kthyer në kryeqytet, për të vazhduar përgatitjet para Stabaekut. Gjatë qëndrimit në shtetin fqinj ata kanë zhvilluar katër takime miqësore me ekipe të niveleve të ndryshme, që më shumë i kanë vlejtur trajnerit kroat Lonçareviç për të njohur më mirë lojtarët që ka pasur në dispozicion gjatë kësaj përgatitoreje
Tre prej tyre i kanë fituar, pikërisht me Vllaznimin me rezultatin 6-0, me Strugën 3-1 me një seleksionim lojtarësh nga kampionati maqedonas 6-0 dhe kanë vetëm një barazim me Teteksin, 1-1. Gjatë periudhës së përgatitjes në Ohër, krahas grupit të lojtarëve të sezonit të kaluar, skuadrës iu bashkuan edhe dy lojtarë të rinj që duket se janë edhe përforcimet e para për Champions-in.
Bëhet fjalë për mbrojtësin kroat, Igor Gal si dhe francezin që ka luajtur përpara dy sezonesh me kryeqytetasit, Laurent Mohelebi. Pritet që me bardheblutë të firmosë së shpejti edhe sulmuesi shtatlartë, vlonjati Arbër Abilaliaj, që ka rënë parimisht dakord me kryedonatorin Refik Halili, para disa ditësh. Vetë trajneri kroat ka folur me nota pozitive për Abilaliajn, ndërsa ai shihet si një alternativë e mirë në sulm, duke formuar dyshen me vlonjatin tjetër, Xhafaj, nisur edhe nga golat që ai ka shënuar në miqësoret që bardheblutë kanë zhvilluar në kryeqytet dhe në Ohër.
Kampionët, prova e vërtetë me Stabaekun
Pasi kanë bërë një fazë përgatitore në Ohër, ku kanë zhvilluar disa ndeshje miqësore, apo kur skuadrës i janë bashkuar edhe dy përforcime të reja, përgatitjet e bardhebluve tashmë do të “zhvendosen” në kryeqytet. Në Ohër, skuadra është përgatitur në një disiplinë të lartë nga ana e stafit, ndërsa Lonçareviç çdo ditë pothuajse ka zhvilluar nga dy seanca stërvitore. Trajneri kroat ka aplikuar ushtrime të ndryshme, vrapime, përgatitje fizike e atletike, pa lënë mënjanë edhe palestrën e forcës. Grupi, edhe pse nuk do të jenë Memelli, Pezo dhe Agolli, tre lojtarë mjaft të rëndësishëm për nevojat që ka skuadra momentalisht, duket i plotësuar, nisur edhe nga fakti që është ruajtur “bërthama” me lojtarët e sezonit të kaluar.
Kur duhen edhe gjashtë ditë nga sfida e parë për Champions, me kampionen e Norvegjisë, Stabaek, bardheblutë do të vazhdojnë të përgatiten në Tiranë. Puna e nisur në Ohër nga ana e kroatit Lonçareviç, nga ato që bëjnë të ditur burime brenda stafit, do të vazhdojë edhe në kryeqytet me të njëjtat ritme. Skuadra do të vazhdojë përgatitjet me dy seanca stërvitore, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të zhvillohet edhe ndonjë ndeshje miqësore gjatë ditëve të mbetura, që do t’ shërbejnë kroatit për të kolauduar formacionin që do të hedhë në fushë ndaj Stabaekut.
burimi i marre nga sportishqiptar.com.alArsenali, shansin e fundit për Lorik Canën
Futbollisti i kombëtares kuqezi i ka bërë homazhe Robert Louis-Dreyfus, aksionerit kryesor të Marsejës
Arsen Venger nuk duhet të mendojë më gjatë për futbollistin kuqezi, pasi Hamburgu e ka bërë ofertën dhe pret vetëm firmën e Canës. Fundi i kësaj jave do ta zgjidhë përfundimisht çështjen “Cana”, që prej më shumë se dy muajsh ka qenë në qendër të merkatos. “Topçinjtë” e Londrës kanë shpresuar deri në fund në blerjen e mesfushorit brazilian Felipe Melo, i cili sipas mediave italianë është blerë nga Juventusi për shumëm marramendëse të 20 milionë eurove.
Arsen Vengeri nuk ka alternativë tjetër përveç Lorik Canës, i cili nuk ka nxituar për të firmosur për Hamburgun duke shpresuar që Arsenali t’i kthejë sytë nga ai. Dhe kështu ka ndodhur. Tashmë pa alternativa të tjera më të mira se Cana, Arsen Venger, është hedhur në sulm për ish-kapitenin e Marsejës, që në fund të kësaj jave duhet të vendosë për të ardhmen.
Lorik Cana ndodhet në Francë ku marrë pjesë në homazhet që i janë bërë ish-presidentit të Olimpikut të Marsejës, Robert Louis-Dreyfus në Davos të Zvicrës. Afaristi i shquar francez, që zotëronte pjesën kryesore të aksioneve të Marsejës, vdiq të shtunën e kaluar për shkak të një sëmundje të rëndë në gjak (leucemi).
Një delegacion i përzgjedhur i Marsejës, i kryesuar nga ish-presidenti Pape Diuf, pasuesi i tij Zhan-Klod Dasier, drejtori sportiv Joze Anigo, trajneri Deshamp dhe futbollistët Mandanda, Niang si dhe Lorik Cana kanë qenë të pranishëm në këtë ceremoni. Aksionerin e Marsejës e kanë nderuar me praninë e tyre Sep Blater, Franc Bekenbauer si dhe shumë figura të tjera të futbollit europian.
burimi i marre nga sportishqiptar.com.al
Mbyllet merkatoja e Flamurtarit për Europën
Nuk priten më lojtarë të tjerë, ndërsa pas ndeshjeve europiane mund të ketë
Vetëm 10 ditë përpara ndeshjes europiane ekipi i Flamurtarit vijon përgatitjet, përgatitje të kryera kryesisht në ambientet e fushës së aneksit pranë stadiumit. Duke parë temperaturat e larta të ditëve të fundit, seancat stërvitore janë përqendruar kryesisht në orët e pasdites. Ndërkohë, ashtu siç kanë konfirmuar drejtuesit e ekipit, merkatoja e Flamurtarit tashmë për momentin mund të quhet e mbyllur, të paktën deri në përfundim të aventurës në Europë.
Kështu, mbërritjet e deritanishme janë katër lojtarë, ndërsa më pas do të shihet nëse do të jetë e nevojshme për të afruar lojtarë të tjerë për sezonin e ardhshëm futbollistik, që ashtu siç është konfirmuar, do të nisë për Flamurtarin më 16 gusht me Superkupën ndaj ekipit të Tiranës. Vëmendja është përqendruar te ndeshja mes e parë europiane, ku sot vlonjatët do të shohin se cili kundërshtar do të jetë mes Mothervellit dhe Lanellit.
Trajneri i Flamurtarit, Eqerem Memushi, ka pranuar se objektivat e ekipit që ai drejton do të jenë të njëjta, pavarësisht kundërshtarit që do të jetë përballë. Të paktën, ashtu siç dhe deklarojnë drejtuesit e ekipit, synimi do të jetë që ekipi të kalojë turin e dytë dhe më pas të shihet, kjo edhe në varësi të kundërshtarit që do të jetë më pas. Megjithatë, këto mbeten hipoteza, pasi synimi është tashmë turi i dytë i Ligës së Europës, ku vlonjatët kthehen pas shumë vitesh mungesë.
Drejtues të ekipit kanë pranuar se për momentin Flamurtari mund të quhet i kompletuar të paktën për ndeshjet e Europës, pasi në këto momente nuk mund të flitet më për merkato. Çdo lojtar që mund të mbërrijë në këto momente nuk do të arrijë të kapë formën e lojtarëve aktualë, sepse përgatitjet e ekipit kanë kohë që kanë nisur, duke filluar me përgatitjet në Ohër të Maqedonisë, pa harruar që edhe federimet janë mbyllur.
Lojtarët janë tashmë të gatshëm t’i përballojnë me sukses ndeshjet. Sipas Memushit, Flamurtari tashmë mund të luajë pa problem, ndërkohë që ka pranuar se është pa dyshim një sinjal i mirë që ndeshja e parë do të luhet në Vlorë, aty ku Flamurtari ka mundësi të regjistrojë një rezultat pozitiv për të pretenduar kualifikimin.
Vlonjatët, gati listën për Europën
Flamurtari nis plotësimin e dokumenteve për futbollistët dhe stafin që do të udhëtojë së bashku me ekipin për ndeshjen e datës 23 korrik, pavarësisht vendit ku do të luhet. Duket se vizat do të sigurohen në Ambasadën e Britanisë së Madhe, ndërkohë që konfirmohet se edhe një numër sportdashësish vlonjatë kërkojnë të udhëtojnë për të ndjekur ndeshjen e Flamurtarit. Kështu, duket se ekipi vlonjat nuk do të jetë i vetëm, por do të ketë edhe mbështetjen e tifozëve, pa llogaritur ata që janë në Britani.
burimi i marre nga sportishqiptar.com.al
Dyndje futbollistësh për provë te Teuta
Vlonjati Guna ka qenë i pari, ndërsa kanë ardhur edhe tre lojtarët e parë kosovarë
Teuta vazhdon stërvitjen në “Niko Dovana”, e drejtuar nga përgatitësi atletik Eduard Salillari, ndërkohë që numri i atyre që stërviten ka arritur deri 30 futbollistë, pasi përveç atyre të ekipit të parë, që kanë nënshkruar kontratat, janë në provë shumë futbollistë të të rinjve, si dhe të tjerë, që provohen me shpresën për të qëndruar te Teuta.
Tashmë në provë në ekipin durrsak është një futbollist i Flamurtarit, Aldo Guna, i cili është një talent i ri nga ata futbollistë që Teuta shpesh i afron, dhe janë këta futbollistë që shpërthejnë më pas me talentin e tyre. Po kështu, me ekipin durrsak janë në provë pothuajse për dy javë tre kosovarët e parë, Labinot Prapashtica, mesfushor, 19 vjeç, Dardan Rugova, sulmues, 19 vjeç, dhe Ylli Prokopuca, mesfushor, 20 vjeç.
Vetëm pas dy javësh do të vendoset se cili prej tyre do të bëhet përfundimisht pjesë e “djemve të detit”. Te Teuta luante sezonin e kaluar një kosovar, Liridon Ahmeti, i cili është lënë i lirë nga skuadra bregdetare, duke u bërë futbollisti i shtatë që largohet, ndërkohë që ka gjasa që njëri prej kosovarëve aktualisht në provë, mendohet për Dardan Rugovën, të pranohet në ekipin durrsak. Te Teuta janë në provë edhe dy futbollistë 19-vjeçarë nga Tirana, që shpresojnë të kenë fatin e Hysës, i cili erdhi pikërisht nga të rinjtë e Tiranës dhe shpalosi talentin e tij për fanellën e Teutës. Testet për këta futbollistë në moshë të re e të talentuar tregojnë qartë prirjen e presidentit durrsak për afrimin dhe afirmimin e futbollistëve të rinj.
Presidenti Hasanbelliu deklaron për ardhjen në drejtim të Teutës të shumë futbollistëve të rinj, duke të kujtuar me këtë rast edhe praktikën e sezonit të kaluar, ku futbollistë të rinj e të talentuar, si Vila dhe Hysa, u afirmuan, duke ngjallur interesin e shumë klubeve të huaja. Ndërkaq, vazhdojnë bisedat e presidentit Hasanbelliu me lojtarët që do të afrohen te Teuta. Ndërsa vazhdon të presë për përgjigjen pozitive apo negative të Deliallisit, presidenti i durrsakëve po kontakton aktualisht me Çaushajn dhe F.Xhafën, përgjigjja e të cilëve pritet të premten.
Presidenti Hasanbelliu nuk deklaron asgjë për emrin e trajnerit, megjithëse burime pranë klubit bëjnë të ditur se prej ditësh vazhdojnë bisedat intensive për të arritur një akord me ndihmëstrajnerin e kombëtares Xhemal Mustedanagiç. Mendohet se dita e sotme do të jetë vendimtare për emërimin e teknikut që do të drejtojë Teutën në sezonin e ardhshëm.
Mujdragiç, sërish pjesë e Shkumbinit
Ekipi peqinas ka nisur përgatitjet për sezonin e ri. Janë rreth 20 futbollistë, shumica të rinj, të gjithë peqinas, që në mungesë të trajnerit Magani, këto ditë, janë stërvitur nga ndihmësit e tij Branica dhe Ballhysa. Dje grupit i është bashkuar dhe mbrojtësi serbo-boshnjak Ahmed Mujdragiç, që ka qenë pjesë e ekipit edhe në kampiontin e kaluar. 23-vjeçari rezultoi goditja më e mirë e merkatos së dimrit për Shkumbinin. Që në ndeshjet e para mbrojtësi shtatlartë ra në sy për cilësitë e tij, veçanërisht në luftën në ajër.
Disa ekipe të tjera në kampionatin tonë kërkuan ta bëjnë të vetin, por mbrojtësi i refuzoi kërkesat e tyre, duke preferuar të qëndrojë në Peqin. Bën pështypje paraqitja e tij pranë ekipit që në fillimin e stërvitjes, kur realisht ekipi është në hapat e parë të organizimit. “Nga drejtuesit u njoftova nëpërmjet telefonit për ditën e fillimit të stërvitjes.
Nuk kisha pse të neglizhoja, pasi kam kaluar shumë mirë në Peqin dhe për më tepër drejtuesit janë treguar tepër korrektë me mua,” - thotë mbrojtësi serbo-boshnjak. Mujdragiç thotë gjithashtu se, pavarësisht kontratës që e lidh me Shkumbinin, do të bisedojë me drejtuesit për kontratën e re, pse jo edhe për zgjatjen e saj. Ai e ndien veten të vlerësuar në Peqin, sepse ka qenë një ndër lojtarët më cilësorë me një kontribut të mirë në çdo ndeshje. “Në Peqin kam gjetur respektin dhe mikpritjen e të gjithëve, ndaj u riktheva këtu për të kontribuar për Shkumbinin,” - ka përfunduar mbrojtësi i qendrës, Ahmed Mujdragiç.
burimi marre nga sportishqiptar.com.al
Lonçareviç: Duam patjetër kalifikimin

Trajneri kroat i Tiranës, Ilia Lonçareviç, e vlerëson, por nuk i trembet Stabaekut
Ditën e ndeshjes së parë me Stabaekun, që do të zhvillohet në kryeqytet, trajneri i Tiranës, Ilija Lonçareviç, do të mbushë 23 ditë që nga dita që ka marrë drejtimin e skuadrës. Kroati i mirënjohur beson shumë te kalimi i turit të dytë, pavarësisht se bardheblutë nuk do të kenë në përbërje tre nga lojtarët e tyre më të mirë të një viti më parë, si Agolli, Memelli e Pezo, që janë zëvendësuar nga mbrojtësi shtatlartë Gal dhe francezi Mohelebi. Dje, Lonçareviç e ka lënë pushim skuadrën, ndërsa pasditen e ka shfrytëzuar për të parë nga televizori ndeshjen që kundërshtari i tyre Stabaek ka zhvilluar me Lillestromin, përballje e vlefshme për Kupën e Norvegjisë.
“Sikur të kishim edhe pak kohë…” Trajneri i bardhebluve foli edhe për fazën përgatitore, përgatitjet në Ohër dhe përmirësimin që kanë lojtarët në të gjitha drejtimet. Edhe pse koha ka qenë e pamjaftueshme, Tirana ka bërë maksimumin, megjithatë tekniku kroat dëshironte që të kishte edhe pak më tepër kohë:”
Kemi qëndruar 9 ditë në Ohër dhe me logjikë janë pak ditë për një fazë përgatitore të mirëfilltë, megjithatë ne e dimë shumë mirë që nuk mund të ndryshojmë asgjë për sa i përket kohës. Gjatë kësaj periudhe ne kemi bërë maksimumin për të marrë më të mirën nga kjo fazë. Ndaj mund të them që ekipi është gati, kemi bërë më të mirën gjatë gjithë kësaj kohe, edhe pse do të ishte akoma më mirë sikur të kishim edhe pak ditë më tepër në dispozicion. Gjithsesi, unë jam i kënaqur me punën e lojtarëve. Garantoj se që nga dita që kam filluar punën me këtë grup, lojtarët kanë rritje në çdo parametër dhe kje më bën edhe më shumë optimist për të ardhmen e Tiranës,”- tha kroati i pankinës bardheblu, Ilja Lonçareviç.
“Mungesat dëmtojnë Tiranën.” Në dy takimet e Ligës së Kampionëve, bardhebluve do t’u mungojnë edhe tre nga lojtarët më të mirë të sezonit të kaluar. Bëhet fjalë për kroatin Toni Pezo dhe mesfushorin Ansi Agolli, që të dy janë shumë pranë kalimit te Krivbasi. Si Pezo, ashtu edhe Agolli, duket nuk do të jenë më pjesë e bardhebluve, ndërsa “dhembje koke” për Lonçareviçin mbetet edhe dëmtimi i sulmuesit kryesor, Migen Memelli, i cili vazhdon të jetë në rikuperim e sipër, pas kurimit në Belgjikë.
Këto tri mungesa e kanë dëmtuar Tiranën, sidomos në dy sfidat europiane: “Nga ekipi i vitit të kaluar pjesë e Tiranës nuk janë më tre nga lojtarët kryesorë të formacionit bazë. Bëhet fjalë për mbrojtësin Pezo, mesfushorin Agolli si dhe sulmuesin kryesor të skuadrës, Migen Memelli. Deri më tani kemi afruar vetëm dy lojtarë të rinj, i pari stoperi kroat, Igor Gal, dhe i dyti mesfushori francez Laurent Mohelebi, që është i njohur për publikun shqiptar dhe tifozët e Tiranës. Në merkato janë vetëm lojtarë të sapoafruar, sepse kanë ardhur vonë, janë bashkuar vetëm në Ohër, kur ne kemi qenë në përgatitje e sipër. Në këtë moment mund të them që është në pikëpyetje ndihma e tyre në Champions. Ata do të vazhdojnë të jenë pjesë edhe pas Ligës së Kampionëve, nga të cilët pres akoma më tepër kur të jenë në një gjendje më të mirë fizike.”
“Stabaek para me përgatitje, por dua kualifikimin.” Sipas trajnerit të kampionëve, ndeshja me norvegjezët do të jetë mjaft e fortë edhe për atë se kundërshtari është aktualisht një nga ekipet më të mira në kampionatin e vet. “Unë nuk mund të them që jemi në kushte të barabarta me kundërshtarin për sa u përket përgatitjeve, sepse ne luajmë ndeshjen e parë zyrtare pas një pushimi të gjatë. Ndryshe nga ne, Stabaek është në kulmin e kampionatit, çka bën që ata të kenë një formë fizike mjaft të mirë. Këtu nuk dua që ta vë në dukje aspak cilësitë e tyre dhe mangësitë tona. Unë dua kualifikimin. Ju siguroj dhe garantoj se ekipi i Tiranës do të futet në fushë në ndeshjen e parë të Champions-it me mendjen se jemi të barabartë me kundërshtarin dhe lojtarët do të japin të gjithë maksimumin.
Synimi do të jetë arritja e një rezultati sa më të mirë, që në ndeshjen e kthimit në Norvegji të kemi më shumë shpresa për kalimin e turit. Më duhet të theksoj se lojtarët, klubi, natyrisht edhe tifozët duhet të jenë të qartë se ndeshjet kualifikuese të Champions-it janë diçka e veçantë në futbollin europian. Ne kemi detyrime ndaj tifozëve tanë, që krahas një ballafaqimi dinjitoz në Ligën e Kampionëve, të dalim edhe kampionë në superligë dhe klubi për 1 ose 2 vite të përparojë, në mënyrë që në vitet që vijnë të hyjmë në Champions me të organizuar.
Kjo do të bëjë që të jemi më dinjitozë në të gjitha drejtimet dhe të synojmë kalimin e sa më shumë tureve. Çfarë mund të flasim më tepër për kundërshtarin dhe kampionatin norvegjez, kur e dinë mirë të gjithë nivelin që ka ai kampionat? Ai është më i fortë se kampionati shqiptar dhe, po ta krahasosh futbollin norvegjez, bën dukshëm diferencën, kështu që Stabaek është një ekip i fortë dhe që duhet duhet vlerësuar nga ana jonë. Rozenborgu është vazhdimisht në Ligën e Kampionëve, por ne nuk dorëzohemi dhe nuk e lejojmë Stabaekun që të bëjë të njëjtën gjë. Ndaj edhe besoj shumë te skuadra ime në dy takimet europiane. Me atë që do të tregojmë në fushën e lojës, fjalët do t’i kthejmë në vepra dhe synimi ynë kryesor do të jetë kalimi i turit,”- e mbylli prononcimin e tij për “Sportin shqiptar” trajneri i Tiranës, Ilija Lonçareviç.
Paradite në ambasadë për vizat, pasdite stërvitje
Sot paradite, skuadra e Tiranës do të jetë në Ambasadën Norvegjeze në kryeqytet për të marrë vizat e udhëtimit, që do të bëjnë në Norvegji për ndeshjen e kthimit me Stabaekun. Kjo bëhet me qëllimin e mirë që të jenë gati pas dy javësh, kur të udhëtojnë drejt Norvegjisë. Ndërkohë, pasi kanë bërë pushim dje, kryeqytetasit sot pasdite, në orën 18:00, do të zhvillojnë seancën e parë stërvitore pas kthimit nga Ohri, e cila do të kryhet në kompleksin sportiv “Skënder Halili”.
Lonçareviç, familjarisht në kryeqytet
Trajneri i Tiranës, kroati Ilija Lonçareviç, duke qenë se i duhet të qëndrojë sa më pranë skuadrës, çka e pengon që të udhëtojë më shpesh drejt familjes së tij në Kroaci, duket se do të sjellë së shpejti në Shqipëri edhe bashkëshorten e vet. Kështu, nga ana e kryedonatorit të bardhebluve, Refik Halili, janë marrë të gjitha masat që trajneri kroat të akomodohet në një apartament pranë Vilës Goldi, afër qendrës së kryeqytetit, së bashku me bashkëshorten e vet.
burimi i marren nga sportishqiptar.com.al
Karabeci: Nesër me Partizanin, më pas të shohim
Mesfushori Erando Karabeci si zgjedhje të parë ka gjithmonë fanellën e kuqe
Fillimi i fazës përgatitore nga ana e Partizanit është pritur mirë nga një pjesë e konsiderueshme e lojtarëve, kryesisht e brezit të ri, pasi do t’u japin fund përgatitjeve individuale. Te grupi që përfundoi sezonin e fundit janë krijuar tri nëngrupe, ku në të parin bëjnë pjesë ata lojtarë që nuk do të jenë në seancën e parë pa marrë detyrimet e prapambetura. Në të dytin bëjnë pjesë ata që do të jenë në fillim, por për të ardhmen do të vendosin, duke shqyrtuar situatën, ndërsa në të tretin janë ata lojtarë që si do të vejë puna duan të mbeten futbollistë të Partizanit.
Mesfushori i ri, Erando Karabeci, ka konfirmuar dje për “Sportin shqiptar” se do të nisë përgatitjet me të kuqtë, por nuk mund të flasë më shumë për të ardhmen e tij. “Lajmin për fillimin e përgatitjeve të skuadrës e mirëprita, pasi më së fundi do të kem mundësi të ndërpres stërvitjen individuale. Aktualisht jam lojtar i Partizanit, kështu që do të jem në seancën e parë stërvitore. Dëshira ime bashkohet me shumicën, të cilët e kanë shprehur qartë se zgjedhja e parë mbetet fanella e kuqe. Jam shumë i lidhur me uniformën e Partizanit, kështu që do të mundohem ta respektoj sa të mundem, megjithatë nuk mund të them me siguri 100-përqindëshe se do të mbetem i kuq edhe për sezonin e ri.
E them këtë, pasi më parë dua të shikoj prespektivën që do të ketë skuadra në edicionin e ri, por për një gjë jam i sigurt se, nëse çdo gjë do të shkojë sipas parametrave të duhur, unë do të mbetem pjesë e Partizanit. Prandaj si fillim është mirë që do të nisim përgatitjet si grup, më pas gjithsecili do të shikojë se ku i përputhen interesat. Shpresoj se problematika që po kalon Partizani prej më shumë se një viti të ndryshojë sa më parë, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të pretendosh për një rilindje të skuadrës,”- u shpreh dje mesfushori i të kuqve si dhe i ekipit Shpresa, Erando Karabeci.
burimi i marre nga sportishqiptar.com.al
Elbasani, pritet grumbullimi i lojtarëve nën kontratë
burimi i marre nga sportekspres.com
“Solla Flamurtarin në Europë, tani do e kualifikoj”
Fantazisti i skuadrës të Flamurtarit, mesfushori Hair Zeqiri është duke u stërvitur fort për të fituar atë formë sportive, që sipas tij do të bëjë të mundur që sezonin e ardhshëm të bëjë një paraqitje edhe më të mirë. Edhe pse sezoni kaluar i ka dhuruar këtij futbollsti të drejtën që të krenohet shumë me atë gol të artë që shënoi për Flamurtarin në finalen e Kupës, përsëri vetë Zeqiri e ndien veten të motivuar për të ardhmen e tij kur shprehet me shumë besim se: “Ky do të jetë sezoni im”.
-Si ndihet Zeqiri, me ngarkesën që ka marrë gjatë përgatitjeve përpara Ligës Europiane?
-Edhe pse duhen dhe pak ditë për të mbyllur ciklin e kësaj përgatitjeje speciale, më vjen mirë që shumë ndryshe nga viti i kaluar, ndihem plotësisht i gatshëm për të ndihmuar skuadrën time në agazhimet e saj më të afërta. E thënë qartë nga këto përgatitje do të dal edhe më i angazhuar dhe motivuar, për të bërë atë prezantim që i kam vetes time si objektiv për sezonin e ardhshëm.
-Mund ta bëni të njohur këtë objektiv ?
-Të ndihmoj Flamurtarin për të kaluar në turin e tretë të Ligës Europiane, t’i shërbej skuadrës time për të bërë një paraqitje ndryshe dhe me shumë ambicje në sezonin e ardhshëm dhe në kuadrin personal të arrijë në ato nivele përfaqësimi që unë dëshiroj.
-Që kjo e fundit më konkretisht do të thotë se...
-Që “bilancet” dhe llogaritë në planin personal në fund të sezonit të njohin rritje dhe shumë ndryshim. Kështu unë me kontributin tim tek Flamurtari do të synoj të rritem edhe më tepër se deri tani si futbollist.
- Ndoshta kjo ju shtyn të kërkoni edhe një ftesë nga trajneri ekipit kombëtar, Kuzhe?
-Kjo qëndron brenda objektivit tim personal për sezonin e ardhshëm. Unë mendoj se pas përvojës që kam marrë në rradhët e ekipit kombëtar U-21, është momenti për ta kërkuar një gjë të tillë. Kam besim se në të ardhmen, me punën që po kryej, krahas shërbimeve që do t’i bëj skuadrës time të Flamurtarit, do të synoj të fitoj edhe besimin e trajnerit Kuzhe.
-Pak muaj më parë është folur për largimin tuaj jashtë vendit...
- Jam pak në dijeni të kësaj “zhurme”, që duhet thënë se është e njëjta gjë si edhe vitin e kaluar. Nuk e mohoj që ka interesim nga menaxherët për një kalim të mundshëm në një nga kampionatet e huaja, por unë kamë kërkuar që gjithçka të kryhet vetëm zyrtarisht duke njohur si faktor klubin e futbollit Flamurtari. Ndoshta këto janë plane për të ardhmen, sepse tani më intereson më tepër ekipi i Flamurtarit.
-Ju bëni pjesë tek ata që besojën se Flamurtari do të kalojë në turin e tretë të Ligës Europiane?
-Nuk e teproj që në këtë rast të them se jam nga të parët në skuadër që jamë shprehur optimist për këtë. Ajo që më bën të kem besim, është fakti se skuadra jonë ka një përvojë dhe traditë të mirë në këtë drejtim dhe janë të gjitha kushtet dhe mundësitë që historia të përsëritet edhe kësaj radhe në Vlorën tonë sportive.
-Mos vallë është pak shpejt për tu shprehur kështu?
-Sot në mbrëmje ne do ta njohim se kush është kundështari ynë. Por kur mendon se pas një jave ndeshja e parë do të jetë në fushën tonë, nuk ka përse të mos ndihemi mirë dhe të motivuar, kushdo qoftë kundërshtari i Flamurtarit, se fitorja do t’i përkasë vetëm ekipit tonë. Madje unë kam një bindje se rezultati ndeshjes së parë do të na ndihmojë shumë për të kaluar në turin e tretë.
-Si ndiheni kur ju thonë se goli shënuar nga ju në ndeshjen finale të Kupës ka kthyer Flamurtarin pas shumës viteve në Europë?
-Përtej këtyre përgëzimeve dhe komenteve të shumta për atë gol të shënuar, që solli pas 21 vjetëve këtë trofe në qytetin tonë, unë në çdo rast kam vetëm një përgjigje; kamë kryer vetëm detyrën ndaj Flamurtarit tim dhe tifozerisë të tij të jashtëzakoshme.
- Ju bezdisin kur ju thonë se ju jeni fatazisti skuadrës ?
-Është roli në skuadër dhe mënyra se si unë e përdor topin që i shtyn tifozët dhe shtypin të më flasin shesh herë me këtë gjuhë. Kjo është e drejtë e tyre të veprojnë në këtë mënyrë, kurse unë kamë për detyrë t’i shërbej ekipit me mënyrën time më të mirë, të luajturit me topin .
- Nga skemat që po zbaton Memushi duket se jeni më pranë portës kundështare...
-Kjo do të më ndihmojë që të kërkoj të shënoj më shumë gola. Sezonin e kaluar, dëmtimi që pësova më mbajti disa muaj larg skuadrës dhe më ka lënë borxhli ndaj skuadrës në këtë drejtim. Le të besojmë se edhe fati do të jetë me mua sezonin e ardhshëm për të shënuar sa më shumë gola.
-Përse vazhdoni të mbani fanellën me numrin 19?
-Arsyeja është se kur kam marrë vendin e titullarit në skuadër sapo kisha mbushur 19 vjeç. E kisha si preferencë këtë gjë, ndaj kam vazhduar kështu edhe sezonet e tjerë. Për mua ky numër do të thotë shumë në çdo kohë.
-Cili është mesazhi që përcillni për tifozët vlonjatë?
-Pas shumë viteve është realizuar ëndrra e tyre për ta parë Flamurtarin në Evropë. Për të bërë të mundur që skuadra jonë të bëjë atë paraqitje që premtohet në këto ndeshje duhet pa asnjë dyshim mbështetja e madhe e tyre. Ata e kuptojnë shumë mirë detyrën e tyre, por dhe ne ju japim besimin tonë për një paraqitje sa më të mirë.
burimi i marre nga sportekspres.com.al
Litmanen e merr seriozisht “Në futboll ndodh gjithçka”
Ai është njeriu që ndoshta vrapon më shumë në stërvitjen e Lahtit. Madje, edhe pse është 38 vjeç, Jari Litmanen duket sikur është 18. Nuk është i qeshur, madje është shumë serioz thuajse gjatë gjithë stërvitjes. Bën pak fjalë kur e përfundon atë, pasi sipas tij “e si tia bëj që t’I shikoj vijat e fushës”, por në fund të fundit ia sqarojnë që një ndeshje zyrtare nuk mund të luhet pa vijëzime. Më pas ai është i gatshëm për të folur për gazetarët shqiptarë. Ish-lojtari i njohur i Ajaksit, Barcelonës dhe kombëtares finlandeze do të zbresë jo për herë të parë në “Qemal Stafa” (ka zbritur njëherë me Finlandën) sot dhe do të kërkojë të bëjë atë që di më mirë, liderin.
- Fitore 4-1 në Lahti, a mund të quhet ndeshja nesër (sot) thjesht formale?
- Jo. Unë jam nga ata lojtarë që nuk e konsideroj formale një ndeshje. Në një ndeshje, çfarëdo qoftë ajo, duhet të hysh në fushë për ta fituar dhe duhet të japësh më të mirën. Unë kështu jam mësuar të paktën. Pra, nuk mendoj fare se rezultati atje, 4-1 ka mbyllur gjithçka. Unë harroj rezultatin e një ndeshjeje pasi ajo përfundon. Pra, edhe ndeshjen e parë e kam harruar. Jam i fokusuar tek kjo e sotmja?
- Sa e njihni tani Dinamon?
- Nuk është se e njoh shumë. Në fakt ishte një skuadër jo e keqe në Finlandë. Por, nganjëherë varet edhe si merr një ndeshje mos e harroni këtë.
- Pra, mendoni realisht se ka shanse që Dinamo të fitojë 3-0 ndaj jush?
- (qesh) Gjithçka mund të ndodhë në futboll. Ashtu si edhe në jetë, edhe këtu nuk ka asgjë të sigurtë.
burimi i marre nga sportekspres.com
“S’kemi ç’të humbasim do të hidhemi në aventurë!”

Bakaj beson tek bluë: “Një gol i tyre? Nuk e mendojmë fare”
Dinamo sot, në ndeshjen ndaj Lahtit do të ketë vetëm një rezultat, i cili do ta kualifikonte. Pikërisht rezultati i pastër 3-0. Një rezultat sa i pamundur, aq edhe i mundur. Sipas Elis Bakajt, futbolli të lejon të bësh çfarëdolloj llogarish përpara çdo lloj ndeshjeje. Kështu, sipas tij, sot skuadra e Muçës do të futet në fushë me mendimin që të fitojë ndeshjen, madje të shënojë sa më shpejt.
- 1-4 në Finlandë, realisht a ka shanse kjo Dinamo që të kualifikohet?
- Sigurisht që kemi. Në fakt kur mendon rezultatin e parë, atë humbje 1-4 të duket sikur nuk ke qenë fare në fushë. Por, kur shikon ndeshjen realisht edhe ne na vjen shumë inat, pasi nuk është se ata bënë ndonjë lojë aq të shpejtë, apo aq të fortë dhe realisht unë nuk e di sesi mundëm që t’I pësonim ato gola. Por, megjithatë, unë mendoj se asgjë nuk është e pamundur dhe futbolli prandaj është një lojë shumë e bukur. Pikërisht sepse të dhuron shumë emocione.
- Sapo keni parë kasetën e ndeshjes së parë. Ç’farë nuk duhet të bëjë Dinamo nga ajo që ka gabuar në Finlandë?
- Sapo e pamë realisht në dvd dhe jemi çuditur. Kur je në fushë nuk mund ta vlerësosh dot nivelin e kundërshtarit. Por, kur e pamë në dvd u çuditëm që një skuadër si ajo të na mundë. Ne duhet dhe do të fitojmë në Tiranë.
- Duhet të shënoni tre gola, apo e keni harruar?
- Jo nuk e kemi harruar. Ne do të kërkojmë që të shënojmë gol që në fillim dhe do ta kërkojmë golin. Pikërisht për këtë arsye skuadra do të dalë në fushë me mendimin për të shënuar, sepse vetëm kështu ne mund të arrijmë të shënojmë aq gola sa na duhen.
- Do të thotë kjo se do të hidheni në aventurë?
- Ne nuk kemi se çfarë të humbasim. Po, nëse është nevoja do të hidhemi edhe në aventurë.
- Ata mund të shënojnë?
- Këtë nuk e kemi menduar dhe s’do ta mendomë as në fushë.
burimi i marre nga sportekspres.com
Sligo rival i vërtetë, unë s’i kam prenotuar biletat për… Rapidin
Ndeshja e sotme në mes Vllaznisë vendase dhe Sligo Rovers të Irlandës që do të luhet në orën 20.00, po pritet me një interesim mjaft të madh nga ana e sportdashësve shkodranë. Ndonëse Vllaznia ka fituar në transfertë me rezultatin 2-1, në kampin kuqeblu nuk ndihet qetësi për ndeshjen e kthimit. Në bisedat me futbollistët, trajnerët e drejtuesit e klubit nuk është e vështirë të kuptosh preokupimin maksimal që ato shfaqin përpara kësaj ndeshjeje, që për ta është shumë e rëndësishme, pasi varet edhe fati i kualifikimit në turin e dytë të Ligës Europiane. Teksa i pyet për rezultatin, askush nuk të përgjigjet drejtpërdrejtë, duke mos parapëlqyer të japin parashikime. Kualifikimi ndaj Sligos arrihet, qoftë me një humbje minimale, nja barazim pa gola, apo qoftë edhe me gola, e natyrisht edhe me fitore, por megjithatë, asnjëri prej tyre nuk merr përsipër të thotë, për njërën apo tjetrën alternativë. Thuajse tek të gjithë gjen të njëjtën përgjigje: “E rëndësishme është që të kualifikohemi, pasi nuk do të jetë aspak e lehtë përballë një kundërshtari të tillë britanik, në formacionin e të cilit ka kualitete”. Në një farë mënyre, këtë frymë përmban edhe intervista që presidenti i Vllaznisë Valter Fushaj dha për “Sport Ekspres” mbrëmjen e djeshme, 24 orë përpara fillimit të ndeshjes.
-Zoti Fushaj, dukeni jo pak i preokupuar në këtë prag ndeshje përballë Sligo Rovers...
-Është e vertetë. Nuk kam aspak qetësi. Është një ndeshje për mendimin tim shumë e fortë dhe jo pak e vështirë për tu kaluar me sukses. Kemi përballë një rival shumë të fortë, nivelin e të cilit e pamë më së miri një javë më parë në Irlandë. Është e vertetë që fituam, madje edhe me meritë, por të mos harrojmë se si asnjëherë tjetër na ka ndihmuar fati në këtë ndeshje, pasi lojtarët irlandezë patën shumë raste shënimi në portën tonë që fatmirësisht shpëtuam pa pësuar gol. Është kjo arsyerja që i kam kërkuar skuadrës që të ketë shumë kujdes për ndeshjen e sotme, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të arrijmë të realizojmë objektivin tonë të kualifikimit në turin e dytë.
-Me atë që thoni ju, duhet shumë kujdes, apo keni edhe frikë nga skuadra irlandeze?
-Absolutisht që frikë nuk kemi. Natyrisht, kjo kuptohet në aspektin sportiv, pasi një gjë të tillë e kemi treguar edhe në ndeshjen e parë, por unë mendoj se duhet të jemi shumë të vemendshëm dhe tepër të kujdesshëm, në cdo sekondë dhe cdo minutë të lojës që të mos përsërisim gabimet e kampionatit. Vetëm një përkushtim i tillë maksimal, larg çdo euforie të rezultatit të ndeshjes së parë mund të na çojë në realizimin e objektivit për ta kaluar këtë tur.
Sidoqoftë, fitorja 2-1 në transfertë, është një avantazh jo i vogël për sot. Si mendoni ju?
-Po, ashtu mendoj edhe unë, avantazh është padiskutim, madje shsumë i madh, por nëse nuk përkushtohesh maksimalisht edhe në këtë përballje të dytë, gjithçka mund të bëhet e pavlefshme. Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm pasi jemi përpara një suksesi jo të vogël. Kalimi në turin tjetër, ku shorti na vendos përballë Rapidit të Vjenës, shërben për të ardhmen e klubit duke qenë në interes të të gjithëve, prandaj është e nevojshme që përqëndrimi ynë të jetë maksimal në ballafaqimin e sotëm.
-Meqë përmendët Rapidin, keni filluar të mendoni për të?
-Të them të drejtën, për momentin nuk mendoj asgjë, përveç kalimit me sukses të ndeshjes së dytë. Ka ditë që mendoj për këtë ndeshje, pasi e shikoj shumë delikate duke i druajtur ndonjë nënvleftësimi të mundshëm që mund të vijë nga avantazhi i ndeshjes së parë. Për ta vertetuar këtë, mund t’ju them se nuk kam bërë asnjë rezervim vizash, asnjë lloj prenotimi për bileta, për arsyen e thjeshtë se na duhet përqëndrim maksimal ndaj Sligos, pasi për to më pas ka kohë të mjaftueshme në dispozicion, ashtu siç e bëmë edhe në ndeshjen e kaluar, që edhe pse distanca ishte shumë e largët dhe e lodhshme e kryen me sukses. Kjo, përsa i përket organizimit, pasi në aspektin teknik është trajneri Lika që merret me këtë punë.
- Të futemi më drejtpërdrejtë në ndeshjen e sotme. Do të keni dy mungesa titullarësh në fushë, Grimën me të kuqe dhe Osjen e dëmtuar...
-Përsa i përket Osjes, unë mendoj se edhe mund të bëhet i mundur për të luajtur nga minuta e parë, kurse shqetësimi i Grimës është në një farë mase, por do të thoja se nuk do të luajë rol, për arsye se Bishani e ka treguar veten në ndeshjet e vitit të kaluar me Koperin, me të cilin jemi kualifikuar.
-Morët një iniciativë për të sjellë Fatmir Vatën në Shkodër, por me sa duket nuk po bëhet realitet...
- Vlerat e Vatës tashmë dihen nga të gjithë, duke pas parasysh edhe dëshirën e tij për të kontribuar për Vllazninë, ngaqë prej vitesh është tifoz i kësaj skuadre, ne bëmë të gjitha përpjekjet, por klubi i tij në Gjermani nuk e lejoi, pasi një aktivizim i tij mund t’i kushtonte gjashtë muaj karrierë me skuadrën e tij. Kështu që për ndeshjen e sotme, nuk është bërë e mundur që ai të jetë pjesë e Vllazniësë.
-Nëse Vllaznia kualifikohet, a ka shpresa që Vata të luaj ndaj Rapidit të Vjenës?
-Të kalojmë njëherë turin duke eleminuar Sligon, pastaj këtu jemi dhe flasim përsëri për këtë cështje. Nëse kalohet turi është cështje tjetër pastaj.
-Dhe së fundmi dicka për tifozët. Çmimi i biletave duket se i favorizon për të qenë të shumtë në ndeshjen e sotme...
-Unë vazhdimisht e kam treguar, edhe në ndeshjet e kampionatit shqiptar, edhe në ato ndërkombëtare me Koperin dhe Napolin vitin e kaluar, duke mos vendosë çmime të larta për tifozët. Kjo për arsye të respektit ndaj tyre, pasi ato janë ana e jonë më e fortë, arma më bindëse, ngrohtësia më e madhe. Ato janë lojtari i 12-të, prandaj nisur edhe nga gjendja financiare modeste që një pjesë e madhe e tyre kanë, kemi vendosur të lëmë kuotat e pranueshme duke i dhënë mundësi të gjithëve që të jenë në stadium për të festuar në këtë ndeshje të rëndësishme për Vllaznzinë. Në të njëjtën kohë do t’i kërkoja atyre që të brohorasin gjatë të gjithë ndeshjes në mbështetje të skuadrës, ashtu siç bënë edhe ata që ishin në Sligo të Irlandës, pasi skuadra ka nevojë për ta. .
burimi i marre nga sportekspres.com
Lika, në mbrojtje: Vlen… kualifikimi
Seanca e fundit stërvitore e kuqebluve të Vllaznisë në përag të ballafaqimit me irlandezët e Sligo Rovers është zhvilluar mbrëmë në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Sipas programit të hartuar, nga ora 19.00 deri në 20.00 ka qënë Vllaznia që ka patur rezervimin të zhvillojë 60-të minutëshin e fundit në prag të sfidës zyrtare të ditës së sotme, ndërkohë që menjëherë pas tyre fusha është vënë në dispozicion për ekipin mik nga Irlanda. Minutat e fundit përgatitore anti-Sligo i kanë vlejtur teknikut Lika për të bërë edhe meremetimet e fundit përpara sfidës së nesërme. Në një prononcim për “Sport Ekspres”, trajneri i Vllaznisë, theksoi se me përjashtim të mungesës së detyruar të portjerit Grima, përgjithësisht, formacioni do të jetë po ai i një jave më parë në Sligo. Dyshimi i vetëm është mbrojtësi i krahut të djathtë Safet Osja, për të cilin po bëhen të gjitha përpjekjet për ta rikuperuar, por gjthsesi, Lika thotë se në rast të mosgatishëmrisë së tij për të qënë në fushë janë marrë masat për zëvendësimin. Edhe pse ai nuk e bën publike, burime nga brenda skuadrës bëjnë të ditur se një nga variantet më të më mundshme që pritet të prezantojë tekniku Lika është një tërheqje prapa e mesfushorit të krahut të djathtë Dritan Smajli duke u sistemuar aty ku ka luajtur gjatë të gjithë sezonit të kaluar, ndërkohë që në vend të tij mundësia më e mirë është të vendoset kosovari Kasapi duke i dhënë mundësi të riut shtatlartë Bekim Bala të luajë përkrah kapitenit Sinani në vijën e parë sulmuese. Gjithsesi, të gjitha këto janë projekte, pasi verdiktin përfundimtar do ta japë tekniku Lika pak çaste përpara ndeshjes kur të dorëzojë protokollin e ndeshjes me emrat e titullarëve që do të luajnë nga minuta e parë. i pyetur për mundësinë e kualifikimit të Vllaznisë, Lika thotë se “asgjë nuk ka përfunduar, pasi Sligo është një skuadër e cila na vuri në vështirësi në ndeshjen e parë në Irlandë”. “Unë mendoj,- vijoi Lika,- se ndeshja e nesërme(sotme) duke pas parasysh edhe karakteristikën e futbollit britanik, i cili si brenda dhe jashtë fushës së tij zhvillon një lojë sulmuese duke kërkuar të dalë fituese, do të karakterizohet nga një luftë e fortë sportive. Në këtë kuadër, pavarësisht rezultatit të ndeshjes së parë, duke qënë shumë të kujdesshëm për të menaxhuar me kujdes këtë ndeshje, jemi me optimizëm dhe besim se do t’ia arrijmë qëllimit final të kualifikimit, i cili është edhe objektivi ynë në këtë tur”, tha trajneri Lika. Duke vijuar të evidentojë vlerat e skuadrës kundërshtare, sidomos në veprimet sulmuese, ku shfaqet edhe shumë e rrezikshme, Lika thotë se Vllaznia ka marrë masat e saj për t’ia kundrapërgjigjur në mënyrën më të mirë. Sipas tij, vëmendje e madhe do t’i kushtohet shfrytëzimit të hapësirave që mund të krijojë kundërshtari me inkursionet e tij sulmuese, të cilat dhanë rezultat edhe në ndeshjen e parë, duke e goditur dy herë radhazi Sligon në shtëpinë e saj. “Në ndeshje të tilla kupash ku kërkohet kualifikimi, duhet të jemi shumë të ekuilibruar dhe të kujdesshëm duke i shërbyer kualifikimit, pasi në fund të fundit të gjithë atë kërkojnë, dhe unë besoj së do të arrijmë ta realizojmë duke bërë realitet edhe dëshirën e madhe të tifozeërisë shkodranë”, ka përfunduar për “Sport Ekspres” tekniku Hasan Lika.
burimi i marre nga sportekspres.com
Legjionaret
Besart Berisha është nxjerrë në shitje nga klubi i Bërnleit. Sipas medias angleze, sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ouen Koil dhe sezonin e ardhshëm duhet të luajë në një skuadër tjetër. Vetë Berisha ka shprehur dëshirën për të qenë pjesë e këtij klubi vitin e ardhshëm, aq më tepër që Bërnlei siguroi një vend në Premier Ligë.
Cana
Lorik Cana pas takimit ceremonial me presidentin e Republikës Franceze, Nikolas Sarkozi dhe kryeministrin e Britanisë së Madhe, Gordon Braun, është pjesë e një delegacionin të Olimpikut të Marsejës për t’i bërë homazhe Robert Louis-Dreyfus në qytetin zviceran të Davosit, një prej aksionarëve kryesorë të klubit francez, i cili humbi jetën para pak ditësh. Në delegacion janë dhe presidenti i Marsejës, Jean-Claude Dassier, drejtori sportiv Hoze Anigo, trajneri Didier Deschamps, si dhe lojtarët Steve Mandanda e Mamadou Niang.Pritet që gjatë këtyre ditëve, lojtari të firmosë për Hamburgun.
Ujkani
Samir Ujkani, portieri kosovar i Palermos, do të luajë sezonin e ardhshëm si huazuar me skuadrën e Novarës, që militon në Serinë C, ose siç quhet Lega Pro Divizioni i parë në grupin A. 21-vjeçari Ujkani u largua nga drejtuesit e Palermos për të fituar më shumë eksperiencë, pasi te skuadra siçiliane nuk kishte shumë hapësirë. Sezonin e kaluar luajtDritan Smajlii për rreth 30 minuta në ndeshjen Milan-Palermo (3-0, java e 33-të e Serisë A).
Bogdani
Erjon Bogdani nisi përgatitjet për sezonin e ardhshëm me Kievon, skuadrën më të cilën mbylli edhe edicionin e kaluar. Mesa duket trajneri Domeniko Di QPR e ka në listën e tij “Princin e Epirit”. Bogu dha kontributin e tij në mbijetesën e Kievos në Serinë A, dhe kjo ka shërbyer si një sinjal pozitiv për të luajtur edhe një sezon tjetër në Verona. Bogdani u përfol se mund të transferohej te Bari, një skuadër e ringjitur në Serinë A, por dhe në Angli, “QPR”-ja e famshme e Flavio Briatores.
Behrami
Valon Behrami iu rikthye fushës pas katër muajsh pas operacionit në gju, edhe pse flitet veçse më shumë për një për një shëtitje. Uest Ham nisi nën drejtimin e trajnerit Xhanfranko Zola stërvitjet e para në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri. Behrami parashikohet të jetë i gatshëm për të pasur disa minuta në këmbë në fund të muajit gusht. Uest Ham të shtunën do të zhvillojë miqësoren e parë kundër Grejs Atletik. Behrami u transferua vitin e kaluar nga Lacio në drejtim të skuadrës angleze dhe bëri disa paraqitje të mira në Premier Ligë.
burimi i marre nga panorama.com.al
Sinani: Kualifikohemi, nëse i sulmojmë ne

Kuqeblutë do të hynin në histori nëse sot kualifikoheshin për në turin e dytë të Ligës së Evropës. Do të ishte suksesi i tretë radhazi për këtë klub në Evropë, që nuk ka ndodhur kurrë më parë. Në ndeshjen e parë është arritur një rezultat, sa i papritur, por edhe shumë domethënës për kalimin e këtij turi. Për kapitenin e Vllaznisë, Vioresin Sinani, ekipin e tij e pret një përballje mjaft e vështirë. Fitorja 1-2 në sfidën e parë duhet të mbrohet dhe pse jo dhe të thellohet, por gjithsesi ajo që ka më shumë rëndësi, është që ekipi kuqeblu të bëjë më të mirën. Këtë duhet ta bëjnë për vete, por edhe për mijëra e mijra tifozë që ndjekin kuqeblutë. Sinani, madje në Sligo ka shijuar një çast me të vërtet të bukur, ku ka marrë përqafimet e një tifozi shkodranë në fushën e blertë. Për më tej, ja si u shpreh sulmuesi kuqeblu, në një intervistë për “Panorama Sport”:
Vioresin, pas asaj fitoreje, tashmë erdhi ndeshja e dytë, që vendos çështjen e kualifikimit. Si e vlerësoni sfidën e sotme?
Është një takim që duhet shikuar drejt nga ana e ekipit tonë. Asgjë nuk ka përfunduar përsa i përket kualifikimit. Nëse ne futemi në fushë me mendimin që jemi të kualifikuar, mendoj se kemi gabuar totalisht.
Mendoni se do të jetë i vështirë kalimi në turin tjetër, pavarësisht se rezultati i ndeshjes së parë është favorizues..?
Pa asnjë diskutim. Është një takim ku nuk do ta kemi në asnjë moment të lehtë. Pavarësisht se vijmë me një rezultat 1-2, që është shumë favorizues, kjo nuk do të thotë asgjë. Ashtu siç ne kemi arritur të fitojmë në Sligo, të njëjtën gjë mund të bëjë edhe kundërshtari ynë në Shkodër.
Tani që e njihni më mirë Sligon, çfarë i druheni më shumë?
Ka lojtarë mjaft të mirë dhe shumë të fuqishëm, por gjithashtu të shpejt. Duhet të bëjmë kujdes që në fillim, pasi luajnë një lojë që të lejon pak hapësira. Megjithatë, nëse do të futemi në fushë të bindur për të fituar, mund t’ia arrijmë. Këtë e kemi provuar dhe vetëm kështu mund të jemi në turin tjetër, duke sulmuar.
Keni përjetuar një çast të bukur në Sligo, teksa pas shënimit të golit të dytë, një tifoz hyri në fushë për t’u përqafuar. Çfarë mund të na thoni për këtë?
Ah, është një çast që nuk do më harrohet lehtë. Ishte një tifoz që nuk e njoh. Ka ardhur nga shkallët dhe më është hedhur përnjëherash në qafë. Ishte diçka e bukur, të cilën sidomos jashtë Shqipërisë, nuk e kisha përjetuar ndonjëherë.
Mendoni se këtë kënaqësi do t’ia dhuroni edhe tifozëve në takimin e sotëm?
Ajo që nuk diskutohet është se ne do të futemi në fushën e lojës për të dhënë më të mirën. Do të futemi për të marrë një kualfikim në këtë takim, të cilin e kemi prekur, por që të bëhet realitet duhet edhe shumë punë. Megjithatë, unë kam besim se të gjithë duke vënë në fushë shpirtin, mund t’ia dalim. Në këtë mënyrë mund të gëzojmë veten, drejtuesit e klubit, familjet tona dhe mbi të gjithë mijërat e tifozëve që do të na ndjekin, jo vetëm në stadium, por edhe përmes televizionit apo radios.
burimi i marre nga panorama.com.al
mercoledì 8 luglio 2009
Erjon Bogdani kërkohet nga ekipet e kampionatit grek

Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare Erjon Bogdani duket gjithnjë e më larg skuadrës së Kievos. Ofertat në drejtim të bomberit shtatlartë nuk mungojnë, dhe se fundmi interes ka shfaqur skuadra e greke e Kavallas, e cila sapo është ngjitur në kategorinë e parë. Ndërkohë, më parë interes ka shfaqur edhe klubi i mirënjohur i Olimpiakosit.
Bogdani shpreson që edhe dy sezonet e ardhshme t’i luajë në një skuadër të nivelit të lartë, prandaj oferta e Kavallas është e destinuar për t’u refuzuar, megjithëse mësohet se është e majme.
Në Serinë A e interesuar është skuadra e Barit që sapo është ngjitur në këtë kategori. Vetë Bogdani ka shfaqur dëshirën për të qëndruar në Serinë A, edhe pse do t’i mirëpriste ofertat nga Premier Liga dhe Bundes Liga. Ndërkohë që kërkesat nga klubet austriake dhe qipriote nuk kanë munguar.
burimi marre nga gazetastart.com
Dinamo shpreson rikuperimin në Ligën e Evropës
“Në ndeshjen e parë jemi goditur nga gjuajtjet standarde, pasi niveli i lojës në përgjithësi ka qenë i mirë. Do të paraqitemi më denjësisht dhe më sulmues, dhe shpresoj shumë që këtë ndeshje ta fitojmë”, deklaron tekniku Muça.
Ndeshja e kthimit do të luhet nesër në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. Trajneri i dinamovitëve deklaron se skuadra po përgatitet mirë dhe ka filluar analizat për të gjetur dhe rikuperuar problemet që patën në ndeshjen e parë.
Dinamos i duhet një fitore me katër gola diferencë për të kaluar në turin e dytë, gjë që duket e vështirë. Finlandezët gëzojnë një formë të mirë fizike pasi ndodhen në mes të sezonit futbollistik.
burimi marre nga gazetastart.com
Kristiano Ronaldo: Ja ç’do fitoj me Realin

Kristiano Ronaldo vazhdon të pushtojë faqet e para të gazetave evropiane. Sigurisht që e meriton një gjë të tillë, pasi është blerja më e shtrenjtë në historinë e futbollit. Për të u paguan 93 milionë euro dhe një shifër e tillë të imponon respekt. “Reali është një skuadër e jashtëzakonshme dhe jam i bindur që do arrijmë të fitojmë titullin kampion në Spanjë dhe të sigurojmë finalen e Ligës së Kampioneve. Tashmë dua që të fitoj Champions-in me një skuadër tjetër. Me ekipin që ka krijuar, Florentino Perez ka bërë që kampionati spanjoll të jetë më prestigjioz se ai anglez”, tha Kristiano Ronaldo. Ndërkohë, përsa u përket blerjeve të reja dhe shokëve të rinj të skuadrës, ai tha: “Karim Benzema është një sulmues shumë i talentuar dhe që di se si shënohet. Do të jetë shumë i rëndësishëm në skuadër dhe unë mezi po pres që t’i jap sa më shumë asiste. Ky do jetë roli im dhe do mundohem ta bëj sa më mirë. Kakà? Jemi të dy futbollistë të mëdhenj dhe që kemi fituar shumë trofe. Së bashku do mundim çdo kundërshtar”, shtoi ylli portugez.
burimi marre nga panorama.com.al
“Sokol Haxhia më keq se Enver Hoxha, do ta hedh në gjyq”

E ka me menaxherët e futbollit që sipas tij po shkatërrojnë Tiranën duke i marrë futbollistët më të mirë vetëm për të përfituar nga shitja e tyre. Në vetë të parë dhe që pohon se do të hedhë në gjyq është menaxheri Sokol Haxhia. “Atë që nuk arriti ti bëjë Enver Hoxha ndaj Tiranës po ai bëjnë disa njerëz, disa menaxherë të cilët po bëjnë të pamundurën për të shkatërruar këtë skuadër duke i marrë lojtarët më të mirë. Një nga këta që po i pi gjakun Tiranës në bashkëpunim edhe me disa persona të federatës është Sokol Haxhia. Një krye hajdut, një bandit që jeton në Itali, punon në Shqipëri dhe nuk paguan asnjë lloj takse e tatimi shtetit. Unë këtij personi do ti bëj denoncim, do ta çoj në gjyq pasi ai ka bërë të pamundurën si në rastin e Agollit duke gënjyer për ta larguar futbollistin nga Tirana. Ai mori edhe firmën e Pezos me qëllimin e vetëm që të dëmtonte Tiranën. Më vjen keq më shumë për futbollistin që më vonë do të kuptojë sesa gabim ka bërë që është larguar nga Tirana duke i besuar një matrapazi si Sokol Haxhia”.
burimi marre nga panorama.com.al
Legjenda Bardh e Blu "Arben Minga" (Tribute)
Një Video ne kujtim te legjendës Bardh e blu , "Ben Minges" , Në paqe u prehtë shpirti tij.
The Best Goals in History
A great video mix that contains each of the best goals from the greatest players in history...PELE, MARADONA, ZIDANE, RONALDINHO,ETC...
Vllaznia per prestigj: Kualifikim me dy fitore

Mesfushori Belisha: Do te ishte e bukur qe te fitonim edhe para sportdashesve tane
Sa më shumë ofrohet dita e ndeshjes ndërkombëtare Vllaznia-Sligo Rovers, aq më shumë shtohen edhe emocionet e kësaj përballje europiane, kalimi me sukses i së cilës, i jep një tjetër shans kuqebluve të Vllaznisë të vazhdojnë aventuren në Ligën Europiane. Gjithnjë nëse kalohet me sukses turi i parë, në të dytin Vllazninë e pret një kundërshtar shume më i fortë, nje emer i njohur ne kontinent, siç është ai i Rapidit të Vjenës. Kur e ndajnë edhe 24 orë nga ballafaqimi i orës 20.00 të së enjtes, kuqeblutë duken pothuajse gati për ndeshjen vendimtare, qe do te percaktoje edhe skuadren e kualifikuar. Ashtu si edhe nga pjesëtarë të tjerë të kampit kuqeblu, të intervistuar në ditët e mëparshme edhe biseda e djeshme me mesfushorin Amarildo Belisha përqëndrohet në të njëjtën temë. Vlerësimi në masën e duhur i kundërshtarit është çfare kërkojnë futbollistet me pervoje te skuadres, por jo vetëm në gjirin e saj, por kudo në mjedisin sportiv, në prag të këtij takimi shumë të rëndësishem. “Kemi fituar një ndeshje në Irlandë, por ajo nuk është gjithçka për të siguruar kualifikimin”, thotë Belisha duke, kujtuar se për të kaluar turin duhet akoma punë në fushën e lojës. Sipas tij, Vllaznia në këtë ndeshje është në një pozitë më të vështirë psikologjike sesa në 90 minuteshin e parë, pasi duke luajtur përpara publikut të saj, pretendimet e të gjithëve janë për të prezantuar një lojë sa më të mirë. Ndërkohë, krejt e kundërta do të jetë më kundërshtarin, i cili pas asaj humbje në shtëpi 1-2, tashmë luan më i çliruar psikologjikisht dhe në këtë mënyrë, loja e tij prtitet të jetë më e hapur dhe sulmuese, pasi ai ka me se çfare të humbasë. Ndaj në të tilla kushte, sipas Belishës, Vllaznia duhet të tregohet e kujdesshme, fillimisht për të administruar rezultatin e takimit të parë, e më pas të mendojë për ta thelluar atë edhe më shumë. Gjithsesi, Belisha ashtu si edhe kuqeblutë e tjerë përpara tij, rithekson se Sligo Rovers është një skuadër që duhet vlerësuar, pasi kishte vertete vlera. “Lojtarët e saj janë mjaft cilësorë dhe atë që nuk me bën në Irlandë do të kërkojnë ta bëjnë në Shkodër. Për ne është shumë pozitive që tashmë e njohim nga afër këtë skuadër dhe me strategjinë që do të vërë në përdorin tekniku Lika, skuadra do të shkojë drejt realizimit të objektivit, kalimit të turit të parë”, thotë Amarildo Belisha, i cili gjatë prononcimit të tij tregohet i bindur, se një objektivi i tillë është plotësisht i mundshëm për t’u realizuar. “Për të kaluar turin na hynë në punë disa rezultate, si do lloj barazimi, apo edhe një humbje minimale, por t’ju them të drejtën, dëshira ime dhe e të gjithë skuadrës është që turin ta kalojmë me një fitore tjetër brenda në fushën tonë, gjë që do të gëzonte pa masë edhe tifozërinë tonë të zjarrtë”, citon Belisha, por gjithsesi duke ritheksuar se më i rëndësishëm është kualifikimi, pavarësisht se me çfare rezultati arrihet. Belisha, do të vijojë të luajë në qendër të mesfushës përkrah kosovarit Ilir Nallbani, rol i cili është mjaft i preferuar për të, pavarësisht se në situata të ndryshme për nevojat e ekipit, ai është spostuar jo pak here si mbrojtës i qendrës, apo edhe në rolin e mbrojtësit të majtë. I pyetur për Rapidin e Vjenës, skuadër e cila do të jetë kundërshtari i Vllaznisë në turin e dytë, madje që me 16 korrik, duke qënë e përcaktuar Vllaznia si udhëtuese, Belisha thotë se përqëndrimi i të gjithëve, për momentin eshte në ndeshjen e 9 korrikut me irlandezët e Sligo Rovers, ndërkohë që më pas, gjithnjë nëse turi i pare kalohet me sukses, atëherë me datë 10 e prapa do të fillohet të mendohet për austriakët e Rapidit.
burimi i marre nga sportekspres.com
FSHF, zbulohet “autostarda” e sezonit të ri

Sektori i garave e ka bërë gati projektin e kalendarit të sezonit futbollistik 2009-2010
Sektori i garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka bërë gati projektin e kalendarit futbollistik të sezonit 2009-2010, që do t’i propozohet komitetit ekzekutiv për miratim. Në fakt, puna për hartimin e këtij kalendari ka nisur pa përfunduar ende sezoni 2008-2009, teksa të gjithave klubeve të superligës u është shpërndarë projekti me datat për të gjitha kompeticionet që zhvillohen në vend si dhe takimet e kombëtares, qofshin këto eliminatore apo miqësore. Në njëfarë mënyre, të gjitha skuadrat e superligës janë njoftuar për datën e nisjes së sezonit të ri (23 gusht), pasi vetë shefi i sektorit të garave, Ilir Shulku, u ka dhënë përfaqësuesve të atyre klubeve që kanë marrë pjesë në mbledhje kalendarin për sezonin e ri futbollistik
Shqipëri-Qipro çel sezonin e ri futbollistik
Takimit të Superkupës se Shqipërisë dhe javës së parë të kampionatit u paraprin ndeshja miqësore që kombëtarja jonë do të zhvillojë me Qipron. Kjo miqësore është vendosur muaj më parë, pas dështimit të kuqezinjve me Hungarinë dhe Danimarkën, çka solli edhe largimin nga detyra e trajnerit të kombëtares të holandezit Ari Han. Pasuesi i Hanit, Josip Kuzhe, ka zhvilluar dy ndeshje në stolin kuqezi (Shqipëri-Portugali 1-2, Shqipëri-Gjeorgji 1-1) dhe pret sfidën me Qipron, që do të jetë test i rëndësishëm për eliminatoren e 9 shtatorit me Danimarkën në “Qemal Stafa”. Më shumë se një muaj më pas Shqipëria do të udhëtojë drejt Suedisë, ku më 14 tetor do të luajë ndeshjen e fundit eliminatore të Botërorit 2010. Më 18 nëntor është parashikuar ndeshja miqësore me Skocinë, ndërsa më 3 mars pritet të vendoset për një tjetër miqësore, por mbetet enigmë emri i kundërshtarit të kuqezinjve.
Superkupa, trofeu i parë sezonal
Më 16 gusht, vetëm katër ditë pas miqësores me Qipron, do të luhet Superkupa e Shqipërisë me Tiranës dhe Flamurtarit. Siç dihet, ky trofe diskutohet mes fitueses së kampionatit dhe asaj të Kupës. Flamurtari u shpall fitues i Kupës pikërisht pasi mundi Tiranën 2-1 në finalen e “Niko Dovanës”, ndërsa Tirana e fitoi kampionatin në javën e fundit, duke mundur 2-1 Vllazninë, që e rivalizoi deri në minutën e fundit të kampionatit. Superkupa është trofeu i parë sezonal, por që nuk ngjall interes shumë të madh te sportdashësit.
33 javët e superligës me 12 skuadra
Nuk ka më enigma për skemën e kampionatit. Për titullin kampion të superligës do të garojnë 12 skuadra, që do të ndeshen me njëra-tjetrën në 33 javë të kampionatit. Pavarësisht se FSHF-ja ende po shqyrton kërkesën e klubeve për ndryshimin e skemës, gjithçka duket e mbaruar, që do të thotë se as që mund të bëhet fjalë për ndryshime. Java e parë e superligës, si gjithmonë, luhet në fund të muajit gusht. Për sezonin e ri futbollistik është përcaktuar data 23 gusht për nisjen e garës së gjatë të kampionatit, që do ta kurorëzojë fituesen e titullit kampion më 8 maj, rreth 2 javë më herët se sezoni që u mbyll. Afrimi i datave të superligës ka qenë i detyruar për shkak të Botërorit 2010, që do të nisë më 12 qershor. Të gjitha kampionatet e vendeve europiane janë afruar me disa javë për shkak të evenimentit më të rëndësishën futbollistik në botë.
Ndeshjet e Kupës, finalja më 28 prill
Sektori i garave ka përcaktuar në projektin e saj edhe datat e zhvillit të ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë. Më 23 dhe 30 shtator do të luhen takimet eliminatore, ku do të marrin pjesë skuadrat e nivele më të ulëta, duke përjashtuar ato të superligës. 1/16-at do të luhen më 28 tetor dhe 11 nëntor, ndërsa 1/8-at do të mbyllen brenda 2009-ës, më 2 dhe 16 dhjetor. Çerekfinalet luhen më 24 shkurt dhe 10 mars, ndërsa gjysmëfinalet më 24 mars dhe 7 prill. Finalja e madhe, që do të përcaktojë edhe fituesen e Kupës së Shqipërisë për sezonin 2009-2010, do të luhet më 28 prill.
burimi i marre nga sportishqiptar.com.al
Xhani ringre Partizanin me emra “senatorësh”

Starti më 10 korrik. Zhupa trajner, Bejzade, A.Beqiri. F.Xhafa, Ishka e Ahmataj në fushë
I vetëm dhe i pambështetur nga asnjë financiarisht (deri tani), ka arritur që të projektojë pak a shumë Partizanin për sezonin e ardhshëm. Presidenti i kuq, Albert Xhani, e ka bërë gati ekipin për kampionatin e ardhshëm dhe përgatitjet do të nisin të enjten. Trajner do të jetë Eduart Zhupa dhe zëvendësi i tij Skerdi Bejzade. Por, ky i fundit do të bëjë edhe futbollistin aktiv dhe koordinatorin e klubit njëkohësisht. Pritet që të vijnë Ishka, Fjodor Xhafaj, Ardit Beqiri dhe Julian Ahmataj. Gjithashtu, disa prej atyre që mbyllën kapionatin e kaluar do të vazhdojnë të jenë pjesë e të kuqve.
Xhani – “E kemi projektuar pak a shumë Partizanin për sezonin e ardhshëm. Të premten më 10 korrik do të nisim përgatitjet për sezonin e ardhshëm. Do të afrojmë disa lojtarë dhe nga ata që janë pjesë e skuadrës le të qëndrojë kush të dojë. Ekipi është ndërtuar thuajse plotësisht, por që ka ende shumë kohë deri në fund të merkatos dhe mund të ketë lëvizje të tjera. Po ndërtojmë një skuadër të mirë dhe jemi gati për të luajtur, si në Superligë, ashtu edhe në Kategorinë e Parë”, shprehet 1-shi i “demave” në prononcimin e tij.
Futbollistët – “Pjesë e jona do të jetë Skerdi Bejzade që përveçse do të luajë, do të jetë edhe zv/trajner. Gjithashtu, do të afrohen edhe lojtarë të tjerë duke krijuar një grup shumë të mirë. Përsa i përket atyre që janë pjesë e skuadrës, janë të lirë të veprojnë sipas dëshirës së tyre. Mendoj se do vijnë të gjithë një e nga një. Gjithsesi, ka ende shumë kohë deri në përfundim të merkatos. Unë kam bindjen se do të krijohet një skuadër e fortë që do të arrijë të krijojë statusin e saj në çfarëdo kategorie që do të luajmë. Dhe të gjitha mundësitë janë që kjo të ndodhë”, shprehet presidenti Xhani në prononcimin e tij.
Financat – Përsa i përket gjendjes financiare, presidenti bën të ditur se është duke punuar që gjithçka të zgjidhet. “Jam duke bërë maksimumin që gjërat të ecin mirë. Kam bindjen se shumë shpejt do të rregullohet gjithçka. Por, për momentin, rëndësi ka fakti që po ndërtojmë një ekip të mirë që të paraqitet denjësisht në kampionatin e ardhshëm. E thashë që ka ende kohë deri sa të fillojë sezoni i ri dhe gjërat do të përmirësohen. Për këtë besoj shumë”, shprehet presidenti i Partizanit.
E ardhmja - 1-shi i klubit ka besim se një skuadër legjendë siç janë të kuqtë, do të arrijnë të ringrihen edhe një herë duke zënë vendin që i takon. “Kam bindjen se kjo skuadër nuk e ka vendin këtu ku ndodhet për momentin. Dhe të gjithë ne e dimë këtë pasi e kemi parë se sa herë na kanë penalizuar gjatë kampionatit që përfundoi. Por, besoj se shumë shpejt do të zemë vendin që i takon një klubi të tillë legjendë siç është Partizani, që për mua do të thotë tre fjalë, tifozë, fanellë dhe ata që financojnë”, përfundon prononcimin e tij, presidenti i të kuqve, Albert Xhani.
burimi i marre nga sportekspres.com
Skela fillon stërvitjen me Koblenz



Një trio e fundit për Canën

Në Hamburg mungon vetëm firma, por lojtari pret dhe disa “orë” Liverpulin dhe Arsenalin
KJo duhet të jetë vera më e rëndësishme futbollistike për Lorik Canën. Jo për atë që duhet të bëjë në fushën e lojës, por për firmën që do të hedhë në kontratë. Tashmë 26 vjeç Cana duhet të bëjë hapin e madh të karrierës. Dhe kur e ka tashmë shumë të pasur zgjedhja nuk është fare e lehtë. Fakti që ka luajtur në dy piaca shumë të rëndësishme si Paris dhe Marsejë e detyron lojtarin të mos jetë shumë i vendosur në zgjedhje. Ja situata, deri të premten pritet zyrtarizimi. Diku...
Marseja – lojtari dhe klubi francez kanë rënë dakord për divorcin. Klubi ka pranuar me dhimbje kërkesën e Canës për të provuar fatet diku, madje ka arritur të bindet që të mos kërkojë çmendurira për kartonin. Megjithatë francezët nuk e lëshojnë pa të paktën 10 milionë euro. Cana ka rifilluar dje stërvitjen me francezët por brenda javës pritet largimi.
Hamburg – i ati i Canës dhe menaxheri i tij kanë vizituar javën e shkuar klubin e Hamburgut. Këta të fundit plotësojnë çdo kënaqësi financiare dhe sportive të lojtarit. Vërtet Hamburgu nuk është në Ligën e kampioneve por është një klub shumë serioz në Gjermani dhe pritet që këtë vit të bëjë një investim për titull. Drejtuesit e Hamburgut i kanë ofruar menjëherë një parakontratë “Canave” megjithatë këta të fundit nuk janë ngutur. Por u ka dhënë sinjale pozitive gjermanëve. Deri të mërkurën e shkuar mendohej që të mbyllej gjithçka. Lojtari do të përfitonte një kontratë 4-vjeçare, me 2.2 milionë euro në dorë, në vit, ndërkohë që edhe Marseja do të kënaqej. Stadiumi, impiantet sportive dhe serioziteti i klubit i pëlqyen Canës. Ndërkohë që në lojë u fut edhe Volfsburgu. Pavarësisht dëshirës së madhe Cana nuk ishte i bindur nëse vërtet skuadra kampione e Gjermanisë do të përsëriste suksesin e vjetshëm apo ajo do të konsiderohej vetëm një rastësi. Dhe në këtë pikë nuk pranoi të vijonte tratativat.
Angli – ndërkohë që Cana, i ati i tij dhe menaxheri, i cili ka në “pronësi” dhe shumë lojtarë të tjerë të mëdhenj, si përshembull Drogba, ishin të bindur për kalimin te Hamburgu, “fiksimi” i vjetër i mesfushorit shqiptar, Arsen Venger shfaqet në skenë. Venger e preferon Canën në qendër të mbrojtjes dhe pasi ka parë duelin e fundit në dvd kundër Kristiano Ronaldos, në Shqipëri-Portugali, është bindur që shqiptari mund ta bëjë shumë mirë atë rol. Por që të dalin paratë për kartonin dhe rrogën e Canës duhet që klubi të shesë. Tashmë Venger po pret që Fabregas apo Adebajor të shkojnë gjetkë sipas planeve dhe menjëherë blerja e rradhës do të jetë Cana. Por a pret Cana? E ca më shumë Hamburgu? Cana ka thënë konfidecianlisht se nuk do të presë më shumë se të paktën 3 ditë dhe më pas do të vendosë për të ardhmen e tij. Në të njëjtën situatë është Liverpul. Benitez dëshiron shqiptarin por që të blehet ai, duhet që klubi të lirohet më parë nga Ksavi Alonso dhe nga Maskerano. Të dy këta futbollistë janë në shitje, dhe herët a vonë do të jenë në një destinacion të ri. Pra Cana dhe në këtë rast duhet të presë. Por a pret Hamburgu, një preferencë tjetër e lojtarit? Në rastin më ekstrem nëse i duhet të zgjedhë mes Arsenalit dhe Liverpulit do të zgjedhë skuadrën londinezëve dhe për vetë preferencat respektive që kanë me trajnerin francez Venger.
burimi i marre nga sportekspres.com